Protesta, Bardhi: Koha për të mbajtur përgjegjësi, korrupsioni i Veliajt ulërin

Protesta, Bardhi: Koha për të mbajtur përgjegjësi, korrupsioni i Veliajt ulërin

16:48, 18/04/2024
A+ Aa A-

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i ka drejtuar një thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën që do të mbahet të premten në orën 11:00 para Bashkisë së Tiranës.

Bardhi u shpreh se tani është koha për të mbajtur përgjegjësi pasi sipas tij “korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ulërinë dhe është shkaku kryesor pse sot bizneset, qytetarët në nevojë dhe të rinjtë ndjehen të braktisur”.

 “Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ulërin dhe është shkaku kryesor pse sot bizneset, qytetarët në nevojë dhe të rinjtë ndjehen të braktisur. Koha për të mbajtur përgjegjësi.

Nesër, ora 11:00, përpara Bashkisë së Tiranës, sëbashku me qytetarët e ndershëm të Tiranës”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco