VIDEO/ Çaça: SPAK nuk duhet të përzihet me deklarata politike

09:58, 18/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në SYRI TV për të komentuar ituatën politike dhe deklratata e kreut të PL, Ilir Meta ndaj SPAK ishte avokati, Përparim Çaça.

Çaça është shprehur se drejtësia nuk duhet të përzihet me politikë dhe të mos japë përgjigje për deklarata politike.

"Meta është politikan dhe jo një kalibër dosido, ai nuk përfaqëson vetëm kreun e PL por përfaqëson ish kreun e shtetit, ish kryeparlamentarin. Në lidhje me SPAK ka një pritshmëri shumë të lartë dhe qytetarët e shohin si një stacion të fundit ku vetëm aty jepet drejtësi për hallet dhe problemet e tyre.

Problemi ekziston këtu nëse a kemi të bëjmë realisht me një institucion nga politika për të mos u prekur, a nuk kritikohet SPAK a nuk duhet të futet në situatë e gjithë ky operim që po bën SPAK. SPAK mund të analizohet dhe shikohet nëse punon me dy standarte por problemi më i madh është pyetja nëse a është SPAK realisht i pandikuar nga politika.

Besoj që në rastin konkret ka disa pikëpyetje dhe SPAK duhet të japë përgjigje. Jam me mendimin që drejtësia nuk duhet të përzihet me politikë dhe të mos japë përgjigje për deklarata politike."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco