Dogjani: SPAK nuk duhet të ndikohet nga politika dhe as të veprojë me urdhëra politikë

Dogjani: SPAK nuk duhet të ndikohet nga politika dhe as të veprojë me urdhëra politikë

08:57, 18/04/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se SPAK-u nuk duhet të ndikohet nga politika dhe se duhet të jetë i ftohtë.

Dogjani: Unë do të kërkoja, ose një këshillë nga ana ime që SPAK-u nuk duhet të ndikohet, nuk duhet të dëgjojë fare në kuptimin e mirë të fjalës nga politika.

Por njëkohësisht SPAK-u nuk duhet të veprojë me urdhëra politikë.

SPAK-u duhet të jetë i ftohtë.

Është një institucion që qytetarët shqiptarë kanë filluar ta rrisin besimin dita ditës.

Ka mbështetjen time, absolutisht por ajo që unë do të këshilloja është që SPAK-u nuk duhet të ndikohet nga politika.

SPAK-u duhet të jetë i ftohtë.

Sistemi i drejtësisë duhet ti referohet vetëm provave.

SPAK nuk duhet të ketë reagime ndaj politikanëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco