Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

‘CDU-ja ka zbarkuar në Tiranë’/ Nard Noka: Për përfaqësuesit gjermanë Rama është i padëshiruar

23:21, 17/04/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi i PDK-së, Nard Ndoka ka bërë publike vizitën në Tiranë të delegacionit të CDU-së gjermane me të gjitha partinë politike të opozitës në Shqipëri.

I ftuar në emisionin ‘ngA Kalaja’ të Aulon Kalasë, Noka theksoi se gjermanët janë të shqetësuar për keqqeverisjen e Edi Ramës.

Sipas Nokës, Rama ka humbur edhe mbështetjen e pakursyer të amerikanëve.  

Pjesë nga disktutimi në studio: 

Noka: Partnershipi me PD është i rëndësishëm edhe në raport me ShBA, pra ka një ndryshim kursi. E kanë kuptuar se kush është Edi Rama edhe me mbështetjen që e ka pasur pa doganë, duke e parë si një lider prepotent arrogant i korruptuar i kamufluar por i ka shërbyer të gjitha interesave që ata kanë pasur. Kjo mbështetje për Edi Ramën sot nuk ekzsiton. Kjo është e padiskutueshme.

Prej 2 javësh ka qëndruar një delegacion i CDU-së në Shqipëri ku kanë pasur me të gjithë lidershipin e opozitës, me çdo parti politike opozitare, janë të shqetësuar për keqqeverisjen e Ramës në radhë të parë.

Kalaja: Jeni takuar me CDU-në?

Noka: Padiskutim që kemi pasur takime intensisve edhe unë që jam pjesë e asaj familje.

Kalaja: Çfarë kërkonin gjermanët?

Noka: Bashkëpunimi ynë ka qënë institucional, PDK është pjesë e familjes kristjan-demokrate kam pasur lidhje të ngushta prej 20 viteve me këtë parti. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco