Zbardhen diskutimet brenda GP të PD/ Shehu: Duhet qëndrim më i fortë për burgosjen e liderit të opozitë

Zbardhen diskutimet brenda GP të PD/ Shehu: Duhet qëndrim më i fortë për burgosjen e liderit të opozitë

23:03, 17/04/2024
A+ Aa A-

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është diskutuar edhe për Sali Berishën, i cili u la jashtë listës së Grupit. Në diskutimet pa media, që janë publikuar nga BalkanWeb, deputeti Tritan Shehu ka kërkuar që të mbahet një qëndrim më i fortë për të mbrojtur Sali Berishën. 

Sipas tij, duhet që PD t’u drejtohet me letra ndërkombëtarëve për t’i informuar për burgosjen që ai e quan politike, të Sali Berishës. Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk duhet të bien në kurthin e Edi Ramës, pasi qëllimi i tij është që të rikthejë debatin në Grupin Demokrat.

Tritan Shehu: Qëndrim të egër duhet të mbajë Grupi Parlamentar për të mbrojtur Sali Berishën, për ta përfshirë në grup, madje duhet edhe t’u dërgojmë letra ndërkombëtarëve, ku t’i informojmë për burgosjen politike të kreut të opozitës. Duhet të mendojmë një procedurë, të marrim vetëdeklarimet, të bëjmë diçka.

Oerd Bylykbashi: Rregullorja sqaron sesi behet antarësimi në grup (lexon nenin e rregullores). Pra vetëdeklarim dhe lista e KQZ. Këtë mendoj ta përdorim, por e vendosim.

Flamur Noka: Po kjo mund të behet mendoj.

Luan Baci: Edhe unë mendoj si kolegët. Ne jemi shumica e grupit, të analizohet rregullorja dhe të bëhet.

Gazment Bardhi: Dakord. Për problemin që ngriti Albana, kam takuar Kryetaren e Kuvendit për këtë shqetësim dhe e kam kërkuar të mos pengohet funksionimi i komisioneve hetimore parlamentare (timsi dhe koncensionet në shëndetësi). Kryetarja e Kuvendit më ka konfirmuar që nuk ka asnjë vendim politik të PS për t’i bllokuar komisionet dhe keqkuptimet që janë krijuar duhet të zgjidhen. Nëse ka pengesa duhet të ulen dy kryetarët me dy nënkryetarët që të përcaktojnë vijimin, dhe të gjitha shkresat për informacion më është konfirmuar që nuk do pengohet asnjë, do të kalojnë dhe nuk do të këtë asnjë pengesë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco