SYRI TV/ Berisha: Të premten, të gjithë te Bashkia. Ta flakim qelbësirën

22:43, 17/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës, ditën e premte, duke kërkuar largimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimeve në Bashkinë e Kryeqytetit.Berisha denoncoi se permes tenderave, Veliaj dhe Drejtoret e tij, kanë përfituar  38 mlione euro.

Nga Syri TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës, duke kërkur largimin e kryebashkiakut Erion veliaj, pas skandalit 5d që çoi në pranga drejtorë të bashkisë së Tiranës. Deklaratat, lideri i opozitës i bëri, ndërsa ju drejtua mbështetësve të tij, që ishin mbledhur si çdo  mbremje, në rrugicën e  baneses se kreut demokrat. 

Berisha  akuzoi kryebashkiakun Veliaj edhe për afera të tjera korruptive dhe klientelizem, duke sjellë si shembull, 58  tendera që bashkia Tiranë i ka dhënë Kompanisë Fusha. 

Duke  u ndalur te situata aktuale dhe largimi masiv i shqiptarëve nga vendit, lideri i Partisë Demokratike, u bëri apel qytetarëve të  marrin në dorë, fatet e tyre. 

“Të ndahemi nga kjo e keqe e madhe,  të ndahemi nga kjo diktaturë e bazuar, në krimin, drogën,  vjedhjen e shqiptareve. Se sot fati yne, i kombit dhe vendit, na fton me shume se kurrë të marrim në duart tona”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco