Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Tedi Blushi: Dumani përpjekje kriminale për të marrë peng PL, vegël e Ramës

Tedi Blushi: Dumani përpjekje kriminale për të marrë peng PL, vegël e Ramës

22:31, 17/04/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, ka folur lidhur me zhvillimet që kanë përfshirë këtë parti, e cila ka hyrë në fazën e riorganizimit.

Blushi tha në emisionin “Opinion”, se i mbështet deklaratat e kryetarit të PL, Ilir Meta kundër kreut të SPAK, Altin Dumani.

Ai tha se nëpërmjet metodave kriminale, Dumani ka marr peng disa nga individë në PL.

Po ashtu, Blushi theksoi se në Konventën Kombëtare të PL, më 27 prill do ketë ndryshime të rëndësishme në strukturat e partisë.

 “Dumani për fat të keq është bërë një vegël e shëmtuar e Edi Ramës që me manovra kriminale është përpjekur të krjijojë një situatë brenda Partisë së Lirisë.

Ka tentuar duke marrë peng individë të caktuar. Metodat i di shumë mirë z.Dumani, ka një veprimtari kriminale jo vetëm ai por dhe struktura të tjera të shtetit përfshi SHISH.

Ka tentativë për të marrë peng PL sepse ky është shqetësimi dhe për këtë z.Meta ka ngritur tonet. Konventa e 27 Prillit do t’i bëjë publike.

Përpjekja kriminale për të marrë peng Partinë e Lirisë do dështojë në mënyrë spektakolare. Meta ka thënë janë 300 mijë Vojo Kusha jo vetëm brenda vendit por edhje jashtë vendit që janë gati të pengojnë përpjekjen kriminale për të marrë peng Partinë e Lirisë”,-tha Blushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco