PLUG/ Skema ‘5D’, nuk kemi parë gjë akoma nga Bashkia e Tiranës

21:59, 17/04/2024
A+ Aa A-

Nga Julian Hoxhaj

Afera 5D tronditi opinionin publik, se qe një forme unike korrupsioni qe për here te pare zhduku dhe te famshin 20 përqindësh: ata i morën te gjitha për vete, nuk lanë asnjë qindarke rrugës. Po këtë intership korrupsioni ne bashkine e Tiranes duket se e kane bere te gjithë nga drejtorët e deri te specialistet e thjeshte.

Teksa ka mbrojtur drejtorët e tij të arrestuar tashmë për aferën ‘5D’, Erion Veliaj ka tentuar të relativizojë aferën, duke u shprehur se janë vetëm dy tre persona, nga mbi 11 mijë punonjës të bashkisë së Tiranës dhe mbi 1 mijë tendera në vit që kryen ky institucion.

Por plug, ka hulumtuar duke zbuluar se korrupsioni është kapilar në bashki, pasi skema të ngjashme si drejtorët e ‘5D’, kanë krijuar edhe drejtues të tjerë të këtij institucioni drejtuar nga Erion Veliaj.

Teksa Erion Veliaj tenton të relativizojë përmasat e korrupsionit të drejtorëve në bashkinë e Tiranës, emisioni Plug ka zbardhur emra të tjerë të përshirë në Aferë.

Këtë të mërkurë, u publikuan fakte të cilat tregojnë se edhe drejtorë apo zyrtarë në nivel specialisti, kanë familjarë me kompani të cilat përfitojnë tendera deri në disa milionë euro nga bashkia e Tiranës.

Kompanitë e dhëndrit të kreut të njësisë administrative dajt, Kujtim Qefalia, kanë përfituar mbi 70 tendera nga bashkia e Tiranës.

Plug ka zbuluar një skemë, ku kreu i Policisë bashkiake Ermal Kapllanaj, dyshohet se fshihet pas një shoqërie të shitjes së fruta perimeve në Tiranë.

Emisioni “Plug” në Syri Televizion zbardhi të tjerë drejtues të bashkisë së Tiranës, të cilët dyshohet se fshihen pas kompanive që përfitojnë miliona euro tendera çdo vit nga Erion Veliaj.

Këtë të mërkurë, “Plug” tregoi se të paktën dhe 7 drejtues të tjerë të Bashkisë së Tiranës, kanë në emër të tyre apo të familjarëve, kompani me objekt veprimtarie kryesisht fushën e ndërtimit, të cilat marrin tendera publikë nga Erion Veliaj.

Familjarët e drejtuesve apo specialistëve të lartë  të bashkisë së Tiarnës, si Arsona Vasili, Mirela Koçollari, Elona Kulla, Donald Lutaj apo Laura Deliu, kanë kompani të ndryshme.

Këto shoqëri, rezultojnë se kanë përfituar çdo vit tendera me vlerë disa dhjetëra milionë euro nga Bashkia e Tiranës. Një nga rastet është ai i kompanive të vëllait të Arsona Vasilit, Aleksandri Vasili, i cili rezulton gjithashtu se është dhëndri i Kujtim Qefalisë, kreut të njësisë administrative Dajt.

Aleksandri Vasili ka në emër të tij dy kompani, të cilat kanë përfituar mbi 100 tendera publikë, ndërsa vetëm nga bashkia e Tiranës, këto shoqëri kanë fituar rreth 76 tendera.

Plug, gjithashtu zubloi këtë të mërkurë, se një tjetër drejtor i Rëndësishëm i Erion Veliajt, kreu i policisë bashkiake, Ermal Kapllanaj, dyshohet se fshihet pas një kompanie që ka si objekt hapësirat e tregtimit të fruta perimeve.

Shoqëria “Freshmart”, është e regjistruar në emër të vjehrrit të Ermal Kapllanajt dhe babait të një tjetër drejtori në policinë e Shtetit, Ferdinand Mara. Kjo shoqëri ndonëse nuk ka përfituar ende tendera publikë, ka pasur sukses në fushën e shitjes së fruta perimeve, në një kohë që policët e Ermal Kapllanajt kryejnë çdo ditë raprezalje ndaj banorëve të zonave rurale që shesin fruta perime në Kryeqytet.

Plug solli detaje të reja për ish-drejtuesen e Tirana Parking, Eglantina Zere, e cila rezulton se ka mbi pesë persona të punësuar në bashki. Pas zgjedhjeve të 2023, bashkëshorti i Eglantina Zere gjithashtu i është futur botës së biznesit, në fushën e realestate dhe turizmit.

Faktet e reja publikohen në një kohë që Erion Veliaj jo vetëm u ka dalë në mbrojtje drejtorëve të arrestuar, por ka tentuar të relativizojë përmasat e korrupsionit në bashkinë e Tiranës drejtuar prej tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco