Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Berisha: Vetëm 3  vitet e para, me garën e hapur në tenderime, qeveria e PD kurseu 500 milionë euro, me të cilat rriti rrogat

Berisha: Vetëm 3 vitet e para, me garën e hapur në tenderime, qeveria e PD kurseu 500 milionë euro, me të cilat rriti rrogat

20:43, 17/04/2024
A+ Aa A-

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha tha se, qeverisja e PD-së vetëm në 3 vitet e para, duke përdorur garën e hapur në tenderime kurseu 500 milionë euro.

Sipas Berishës, këto para u përdorën më pas për të rritur pagat në administratë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Kujtoni pak, në vitin 2006-2013, u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë. U ndërtuan autostrada, superstrada që transformuan Shqipërinë.

U ndërtuan 1300 shkolla dhe objekte arsimore.

U ndërtuan mbi 400 qendra shëndetësore dhe spitale të vogla.

U ndërtuan 700 sisteme kanalizimesh.

Dhe megjithatë, u dyfishuan rrogat.

Vetëm tre vitet e para, me garën e hapur në tenderime, qeveria në atë kohë kurseu 500 milionë euro, me të cilat rriti rrogat.

Urdhëroni pra se si vidhen paratë tuaja.

Në tre vite, mesatarja e fondeve të prokurimit ishte mesatarisht 30 përqind nën fondin limit.

Dhe ato përbënin çdo vit të paktën 150 milionë euro.

Dhe këto 150 milionë euro çdo vit mjaftonin për të ecur drejt rritjes dhe dyfishimit të rrogave.

Pra, të këpusin Nyjën Gordiane, të ndahemi nga kjo e keqe e madhe.

Të ndahemi nga kjo diktaturë e bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve,.

Të ndahemi se sot fati ynë, fati i qytetarëve shqiptarë në tërësi, i kombit dhe i vendit na fton më shumë se kurrë të marrim në duart tona.

Të bëhemi zotërit e fatit tonë.

Ne po shkatërrohemi, ne po shfarosemi.

A dëgjoni ju njeri, a dëgjoni ju ndonjë joshqiptar që të dëgjojë këtë hall për këtë komb?

A keni dëgjuar ndonjë deklaratë për largimin e 33 përqind të shqiptarëve nga Shqipëria?

Po nuk ia qamë ne hallin kombit, kush do ia qajë tjetër?

Po nuk morëm ne fatin e kombit, kush do e marrë tjetër?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco