Braktisja e Komisionit të TIMS/ Neza: Edhe pse ligji favorizon mazhorancën, sërish pushteti nuk ndihet i sigurtë

Braktisja e Komisionit të TIMS/ Neza: Edhe pse ligji favorizon mazhorancën, sërish pushteti nuk ndihet i sigurtë

18:33, 16/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV, analisti Sami Neza ka folur për komisionin hetimor për të dhënat e TIMS dhe frikën që ka kapur deputetët socialistët të cilët kanë braktisur mbledhjen e radhës që u zhvilluar ditën e djeshme, datë 15 prill 2024.

Neza theksoi se edhe pse ligji i ndryshuar është në favor të mazhorancës sërish pushteti nuk ndihet i sigurtë pasi thellësia e përfshirjes në akte jo ligjore në rastin më të mirë dhe në akte kriminale në aktin më të keq është evidente, ata nuk kanë asnjë arsye.

Neza: Është shumë e rëndësishme që sjellja e mazhoracnës të  evidentohet në mënyrë të vazhdueshme. Duhet ndjekur në mënyrë strikte procedurat, ligji, rregullorja, pavarërisht se ligji dhe rregullorja janë retushuar muajt e fundit për ti shërbyer mazhorancës dhe jo pluralizmit demokracisë dhe vendosjes së ligjit në vend. Edhe pse kjo procedurë është ndërtuar në mënyrë që ti shërbejë pushtetit, sërish pushteti nuk ndihet i sigurtë pasi thellësia e përfshirjes në akte jo ligjore në rastin më të mirë dhe në akte kriminale në aktin më të keq është evidente, ata nuk kanë asnjë arsye.

Në të gjithë historinë e komisioneve hetimore ka pasur debate dhe kanë dalë me dy raporte por nuk ka pasur braktisje të komisioneve hetimore nga deputetët e qeverisë.

Deputetet e qeverisë kanë qëndruar dhe kanë ndërtuar versionin e vetë dhe ai ligj që ka qënë për komisionet hetimore ka shërbyer që të dyja palët të shpalosin qëllimet dhe skenarët e tyre për të gjetur të dhënat që i shërbejnë arritjes së një përfundimi në lidhje me çështjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco