VIDEO/ Hetimi për TIMS, Salianji: Koha faktoi se denoncimet e opozitës ishin të drejta

VIDEO/ Hetimi për TIMS, Salianji: Koha faktoi se denoncimet e opozitës ishin të drejta

18:33, 16/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar për TIMS, Ervin Salianji, tha në “Task Force” në Syri Tv se denoncimet e opozitës lidhur me këtë skandal janë faktuar.

Salianji tha se koha na ka dhënë të drejtë ne, ndërsa Edi Rama deklaronte duke dhënë garanci se nuk kishte ndodhur asgjë.

“Ne po qëndrojmë në shinat kushtetuese lidhur me fuksionimin e Komisionit, por çdo mbështetje, që mund ti vijë komisionit nga partnerët ndërkombëtarë, është e mirëpritur”, tha Salianji.

Ai u shpreh se Komisioni do të ketë produkt, por po tentohet që të vonohet apo pengohet funksionimi. "Kjo çështje ka të dhëna sensitive, kjo është një nga skandalet më të mëdha, pasi të ndërhysh në TIMS, ku ka të dhëna edhe nga operacionet policore, shkatërron sigurinë kombëtare të një vendi. Nëse këto të dhëna i ka çdo bandit që i përdor, apo edhe politika, atëherë kjo është shumë e rëndë", tha Salianji. Ai shtoi se "e kam të faktuar që Policia e Shtetit ka sjellë të dhëna të falsifikuara nga TIMS për një person. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco