Strazimiri: SPAK, subjekti më i ri në politikë. Po drejtësi kush do japë tani?

Strazimiri: SPAK, subjekti më i ri në politikë. Po drejtësi kush do japë tani?

15:50, 16/04/2024
A+ Aa A-

Gent Strazimiri, anëtar i Kryesisë së PD-së, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar SPAK, pas reagimit që Altin Dumani bëri lidhur me deklaratat e kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili tha se hetimet nisën pas takimit që Dumani pati me McGonigal.

Në postimin e tij, Strazimiri shkruan se skena politike shqiptare është pasuruar me një subjekt të ri, faktik, faktor, real e të paneglizhueshëm: SPAK!

“Nuk ka forcë politike në këtë vend që të reagojë politikisht kaq "flakë për flakë", brenda minutës, siç reagon SPAK ????!!!

Dhe të mendosh që PD, një force politike 34 vjeçare, i duhet në rastin më fatlum jo më pak se 3  e deri në 12 orë për të reaguar "urgjent"... (për këtë dëshmoj personalisht edhe me përgjegjësi penale ?)”, shkruan Strazimiri.

Postimi nga Gent Strazimiri

?IMPRESIONUESE?!!!

Skena politike shqiptare është pasuruar me një subjekt të ri, faktitk, faktor, real e të paneglizhueshëm: SPAK!

Nuk ka forcë politike në këtë vend që të reagojë politikisht kaq "flakë për flakë", brenda minutës, siç reagon SPAK ????!!!

Dhe të mendosh që PD, një force politike 34 vjeçare, i duhet në rastin më fatlum jo më pak se 3  e deri në 12 orë për të reaguar "urgjent"... (për këtë dëshmoj personalisht edhe me përgjegjësi penale ?)

Çështja është se kush do e japë drejtësinë nga sot e mbrapa .... ?! 

Kjo është një çështje që duhet zgjidhur sa më shpejt nga.... qeveria dhe partnerët euro-atlantikë...!!!!

In the meantime: ?SPAK YOU?

KAQË!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco