Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Xhaferri: 1 milionë pemët e mbjella/ Banka Botërore “dekoron”  Erion Veliajn për mashtrim!

Xhaferri: 1 milionë pemët e mbjella/ Banka Botërore “dekoron” Erion Veliajn për mashtrim!

10:19, 15/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas raportit të bërë publik nga Banka Botërore sa i ëprket mashtrimeve të Veliaj me 1 milionë pemë.

Xhaferri është shprehur se sipas BB,  Tirana në 7 vitet e fundi  jo vetëm që nuk është bërë më e gjelbër, por i ka reduktuar në mënyrë drastike sipërfaqet e gjelbërta, që i kanë liruar vendin monstrave të betonit që ujiten me paratë e narkotrafikuit.

Raegimi:

Nuk kanë të ndaluar skandalet e kreut të Bashkisë së Tiranës, simbol i babëzisë dhe hajdutërisë.

26 Marsin e 2023 të kaluar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lajmëroi para mediave mbjelljen e 1 milionë pemëve në Tiranë, duke e cilësuar event historik për Kryeqytetin.

Nuk ka asnjë dyshim që në letra janë paguar paratë për 1 milionë pemë të mbjella ashtu siç u paguan për palmat në autostradë.

Por një  raport i Bankës Botërore ka rrëzuar përfundimisht tezën e Tiranës së gjelbër, duke faktuar se kemi të bëjmë me një trillim tipik Rilindas.

Sipas BB,  Tirana në 7 vitet e fundi  jo vetëm që nuk është bërë më e gjelbër, por i ka reduktuar në mënyrë drastike sipërfaqet e gjelbërta, që i kanë liruar vendin monstrave të betonit që ujiten me paratë e narkotrafikuit.

Banka Botërore i referohet të dhënave nga Dynamic Ëorld, një partneritet mes Google dhe Ëorld Resources Institute, që mat në kohë reale me rezolucion maksimal ndryshimin e sipërfaqeve të gjelbra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco