Tedi Kopliku: Këto 10 vite kemi të bëjmë me qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë, ajo e Edi Ramës

10:05, 15/04/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Departamentit ‘Brain Gain’ në Partinë Demokratike Tedi Kopliku i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ka sjellë edhe një herë në pah departamentin ‘Brain Gain’, struktura administrative e Partisë Demokratike.

Kopliku u shpreh se të rinjtë brenda Partisë Demokratike po ndërtojnë boshtin ideologjik për t’i treguar publikut vlerat tona, dhe se këto 10 vite kemi pasur të bëjmë me qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë, atë të Ramës.

Pjesë nga deklarata e tij:

‘Brain Gain’ është një departament si të gjithë të tjerët, pra një strukturë administrative e Partisë Demokratike. Kuptimi i këtij departamenti ka ardhur përmes punës tonë, pra ka marrë një kuptim pak më të madh, duke prodhuar ide brenda Partisë Demokratike.

Që nga Tetori i vitit 2022 jemi mbledhur dhe kemi menduar se çfarë duhet të bëjmë dhe brenda emrit të departamentit është dhe ekselenca, nuk është se ne jemi truri apo ekselenca e PD.

 Këtu është nevoja që Shqipëria ka për të kthyer ‘trurin’ që po ikën dhe ky është një problem ballkanik ky sepse më të mirët po i ikin Shqipërisë.

Pra siç e përmendët edhe ju prezantimi i këtyre projekteve ishte një kërkesë e jona ndaj kryetarit të PD për të prezantuar programin, për të caktuar objektiva dhe për të strukturuar departamentin ‘Brain Gain’.

Ne kemi laboratorë të ndryshëm, aty kishte disa pamje në kërkim të simboleve, kemi botuar librin e ‘Punëve të mira të PD’, etj.

Këtu bëhet një punë industriale për të deformuar opinionin publik dhe ne duhet ta shmangim këtë, dhe kush mund ta bëjë më mirë se intelektualët dhe profesionistët në botë të cilët shohin një diferencë mes dy realiteteve.

Ne duhet të ndërtojmë brenda Partisë Demokratike boshtin ideologjik për t’i treguar publikut vlerat tona, ku Partia Demokratike e treguar në mënyrë perfekte se këto 10 vite  kemi të bëjmë me qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë, ajo e Edi Ramës.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco