Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

KAFE SHQETO/ Kedhi: Ka ardhur koha që të provohet doktrina e djathtë

10:01, 15/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV për të diskutuar mbi politikat që departamenti Brain Grain do të ndjekë sa i përket viti 2024, ishte Nikola Kedhi, i cili është dhe anëtar i këtij departamenti.

Kedhi tha se në Shqipëri hasim shpesh thënie që të mos merremi me politikë, por nëse ne nuk merremi me politikë, është politika që merret me ne.

"Në dekadën e fundit, fjala politikë është bërë pis, dëgjojmë shpesh thënie që na thonë të mos merremi me politikë. Ne harrojmë që nëse ne nuk merremi me politikë, është politika që merret me ne.

Mendoj se çdo njëri ka një botëkuptim të vetën dhe për konvencion këto mënyra të ndryshme botëkuptimesh janë ndarë në e majtë dhe në të djathtë sa i përket politikës. E majta mendon se është shteti ai që e di më mirë, ndërsa e djathta mendon se e di individi më mirë, sepse është individi dhe grupimi i tyre që bashkëveprojnë në treg dhe shoqëri dhe vendosin më mirë se disa burokratë në zyra.

Në dekadën e fundit kemi të majtën progresiste në pushtet dhe progresizmi është rryma radikale e të majtës në botë.

Kur prezantuam doktrinën e djathtë të PD, Berisha tha diçka se Partia Demokratike u kthye në një OJF të majtë me propozimet e tyre.

Mendoj se ka ardhur momenti që të provohet doktrina e djathtë në Shqipëri ku të ketë më pak taksa, borxh më të vogël. Taksë e sheshtë dhe një menaxhim të parave të individëve sa më mirë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco