Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

5 komisione dhe Konferenca e Kryetarëve/ Çfarë do të ndodhë në Kuvend

5 komisione dhe Konferenca e Kryetarëve/ Çfarë do të ndodhë në Kuvend

09:26, 15/04/2024
A+ Aa A-

Këtë të hënë janë parashikuar të mblidhen 5 Komisione Parlamentare.

Konkretisht do të mblidhen Komisioni i Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Komisioni i Ekonomisë, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Komisioni për Edukimin dhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare.

Komisionet do të zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit.

Gjithashtu, do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve në orën 15:00. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet një kërkesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për mocion me debat parlamentar për trafikimin e lëndëve narkotike.

Kjo kërkesë është depozituar nga Gazment Bardhi, në lidhje me dosjen “Xibraka”, ku ka ngritur akuzat se është i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco