SYRI TV/ Kompania SHELL konfirmon zyrtarisht tërheqjen, Rama: Shpiragu do na bëjë vend të pasur

14:39, 13/04/2024
A+ Aa A-

Nafta e Shpiragut e cila do ta bënte Shqipërinë vend të pasur ka rezultuar një bllof i madh. Kompania SHELL ka  konfirmuar zyrtarisht dështimin e kërkimeve për naftë në Shpirag duke paralajmëruar tërheqjen e saj nga ky vendburim. Për muaj me radhë Kryeministri Rama dhe ministrja Balluku ofruan me dhjetëra shfaqje propagandistike ku flisnin për impaktin e madh që do kishin në ekonominë e vendit miliardat imagjinare që do vinin nga nafta e Shpiragut.

Nga SYRI TV

Gjiganti ndërkombëtar i hidrokarbureve, SHELL, ka konfirmuar zyrtarisht dështimin e kërkimeve për naftë në Shpirag duke paralajmëruar tërheqjen e saj nga ky vendburim. Lajmi u publikua një ditë më parë nga gazetari Klodian Tomori në Kapitali.al. Në raportin e rezultateve për tremujorin e parë të këtij viti, kompania raporton se do të fshijë nga regjistrat e saj mbi 600 milionë dollarë shpenzime kërkimi, kryesisht në Shqipëri.

“Për tremujorin e parë, fshirjet e kërkimit të puseve pritet të jenë 0.6 miliardë dollarë, kryesisht në Shqipëri,” deklaroi kompania në përditësimin e rezultateve financiare për tremujorin e parë të vitit, .

Kompanitë e naftës shpenzojnë miliarda dollarë për kërkimin e vendburimeve të reja por kur kërkimet dështojnë ose puset rezultojnë të paleverdishme, kompanitë i fshijnë ato nga regjistrat e tyre kontabël.

Verën e vitit të kaluar, Edi Rama dhe Belinda Balluku dolën përpara kamerave për t’u dhënë shqiptarëve një nga lajmet më të mëdha të shekullit. Atë të një zbulimi të madh nafte në Shpirag, që do ta bënte Shqipërinë vend të pasur.

Rama shfrenoi fantazinë duke thënë se cilësia e naftës së Shpiragut është e krahasueshme me atë të Arabisë saudite. Detyra për ngritjen e fondit sovran i cili do të administronte miliardat imagjinare nga nafta e Shpiragut iu ngarkua Belinda Ballukut. Në disa shfaqje propagandistike për këtë çështje, numri 2 I qeverisë fliste për të ardhura mbi 500 milion euro në vit.

Por përrallat me naftën e Shpiragut mbaruan brenda pak muajsh. Në shkurt të këtij viti kishte raporte sipas të cilave zbulimi I naftës në Shpirag po shkonte drejt dështimit dhe tashmë ky lajm është zyrtar dhe i pranuar nga vetë SHELL.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco