SYRI TV/ Bashkia e Vlorës diskriminon lagjen 'Hajro Çakërri', prej 30 vitesh mungojnë investimet

14:11, 13/04/2024
A+ Aa A-

Bashkia e Vlorës prej 30 vitesh vijon të diskriminojë lagjen “Hajro Cakërri” sa i përket investimeve në infrastrukturë. Le të ndjekim materialin e përgatitur nga kolegu jonë Gentian Këllçiu që përcjell shqetësimet e banorëve të këtij rajoni.

Nga SYRI TV

Prej me shumë se 3 dekadash banorët e lagjes “Hajro Çakërri” në bashkinë e Vlorës janë diskriminuar në investimet infrastrukturore nga ana e pushtetit vendor.

Rrugët në lagje janë të amortizuara dhe me gropa mungesa e ndriçimit dhe mbetjet urbane në zonë janë një shqetësim për banorët, që ndonëse janë ankuar në bashkinë e Vlorës, situata vazhdon tê jetë.

Në stinën e dimrit rruga bëhet e pakalueshme për shkak të baltës dhe gropave me ujë, ndërsa në stinën e verës banorët mbyten nga pluhuri.

Banorët shprehen se kanë bërë ankesa të shumta drejtuar bashkisë së Vlorës, por ende nuk kanë marrë një përgjigje, teksa në reagimin për Syri TV nuk i kursejnë dozat e ironisë: “Shiko dhe shkruaj pamjet, jemi si “Dubai”!!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco