Xhaferri: Zgjedhjet e 2025, qeveria jep lejet e posaçme për sera kanabisi, kusht donacioni për PS!

Xhaferri: Zgjedhjet e 2025, qeveria jep lejet e posaçme për sera kanabisi, kusht donacioni për PS!

13:56, 13/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas arrestimit të vëllait të deputetit të PS me drogë.

Xahferri është shprehur se në vigjilje të vitit zgjedhor në vend lulëzojnë me leje të posaçme fermat dhe serat e kanabisit në vend, sipas strategjisë së vitit 2013, të  denoncuar në arrati edhe nga Arben Ahmetaj.

Postimi:

Siç është kthyer në traditë në vigjilje të vitit zgjedhor në vend lulëzojnë me leje të posaçme fermat dhe serat e kanabisit në vend, sipas strategjisë së vitit 2013, të  denoncuar në arrati edhe nga Arben Ahmetaj.

Nga informacionet që më vijnë nga terreni shumë eksponentë të krimit në vend kanë siguruar leje qeveritare për mbjelljen e kanabisit me kushtin e vetëm që një pjesë të fitimit t'a japin donacion për blerje votash.

Leja është dhënë veçanërisht në Malësinë e Madhe, Mat, Dibër, Berat, Krujë, Vlorë, Tepelenë dhe Elbasan dhe në shërbim të këtij misioni janë angazhuar dhe struktura të rendit.

Alarmi është ngritur dhe nga autoritet italiane që kryejnë monitorim nga ajri të territorit shqiptar, ku lehtësisht janë evidentuar parcelat e kanabisit.

Edi Rama do përgjigjet para drejtësisë për projektin ogurzi të kanabizimit të vendit që përgjaku Shqipërinë dhe rrënoi ekonominë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco