Sikur ka ardhur dje në pushtet/ Rama: Prokurimet gëlojnë nga korrupsioni, do i luftoj me robotë

Sikur ka ardhur dje në pushtet/ Rama: Prokurimet gëlojnë nga korrupsioni, do i luftoj me robotë

12:54, 13/04/2024
A+ Aa A-

Pas denoncimeve të opozitës, por edhe të vetë KLSH, institucion që ka kapur miliarda euro korruptive në prokurime me fondet publike, Edi Rama e ka pranuar si fakt, por zgjidhja që ka dhënë është më e çudtishmja, do të përdorë robotët (inteligjencën artificial) për të zhdukur korrupsionin të prokurimet e fondeve publike.

‘Prokurimet që janë një problem që burojnë plot pasoja dhe nga ku buron edhe pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit. Bëjmë mijëra prokurime në vit dhe janë dhjetëra mijëra anëtar komisionesh, njerëz persona që duhet të marrin pjesë. Të gjithë këta njerëz duhet të disponojnë dijen e  nevojshme ligjore për atë gjë që po bëjnë. Nuk mundet dot ata njerëz që futen në ata procedura janë njerëz që bëjnë punë tjetër por futen në të procedurë."

Sipas tij, me inteligjencën artificiale, prokurimet publike do të kthehen në një proces transparent.

Rama shtoi se po punojnë në disa drejtime që ta përdorin inteligjencën artficiale.

Së bashku me pedagogen Denisa Kele dhe konsulentin e inovacionit Kushtrim Shala, kreu i qeverisë shqiptare në podcastin e titulluar “Bota tjetër” tha se Shqipëria i ka kapacitetet që të kthehet në një shtet teknologjik.

Zgjidhja është e njëjtë me satelitët, me të cilët do kontrollonte territorin për drogën dhe ndërtimet, zgjidhje e cila nuk friksoi as të vetët, vëllai i deputetit të tij të Lezhës vijoi të mbjellë parcela më drogë pa u shqetësuar fare se do ta shohin satelitët e Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco