Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Gonzato: Lufta ndaj korrupsionit, e vetmja rrugë për t'u integruar në BE

Gonzato: Lufta ndaj korrupsionit, e vetmja rrugë për t'u integruar në BE

10:29, 13/04/2024
A+ Aa A-

Përpara një takimi me studentët e drejtësisë në Shkodër, ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzata foli për reformën në drejtësi.

Sipas ambasadorit, reforma në drejtësi është për të luftuar korrupsionin, si e vetmja rrugë për t’u integruar në BE.

“Jam këtu në Shkodër me studentë të Drejtësisë për të folur për sistemin e drejtësisë, reformën në drejtësi dhe rolin që ka edhe shoqëria civile. Reforma që u ndërmor në vitin 2016 është një reformë që jo vetëm garanton pavarësinë e sistemit të drejtësisë, por siguron që edhe sistemi i drejtësisë të jetë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve. Qëllimi i reformës ishte pikërisht ai që t’u jepte njerëzve besim, besim te institucioni, besimi veçanërisht te drejtësia e Shqipërisë. Kjo është ajo që na duhet për të promovuar një mjedis të shëndetshëm biznesi, të sigurohemi që njerëzit të duan të investojnë në Shqipëri, por edhe të sigurohemi që njerëzit të marrin drejtësinë”, tha ai.

"Mendoj se është shumë e rëndësishme që, institucioni i posaçëm që u krijua pikërisht për t’u marrë me rastet e nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, tani po sjell disa rezultate. Mendoj se i jep besueshmëri vendosmërisë së Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, sepse korrupsioni është i dëmshëm për shoqërinë, është i dëmshëm për ekonominë, kështu që nëse Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është e qartë rruga që duhet ndjekur. Ky duhet të jetë një nga prioritetet e Shqipërisë dhe duhet të çojë në rezultate konkrete. Pra, e dini, unë kam besim në sistemin e drejtësisë shqiptare. Mendoj se thjesht duhet ta lëmë të bëjë punën e vet dhe të shohim se në çfarë do të sjellë," shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco