Kraja: Përgjegjës për skandalin në bashkinë e Tiranës është dhe Mazniku

Kraja: Përgjegjës për skandalin në bashkinë e Tiranës është dhe Mazniku

20:24, 12/04/2024
A+ Aa A-

Akil Kraja i cili ishte pjesë e protestës kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha është shprehur se Veliaj duhet të shkojë në burg për skandalin që ka prekur bashkinë e Tiranës.

Kraja ka theksuar se dënimi i drejtorëve të cilët kishin vjedhur miliona euro nga taksat e qytetarëve është shpagim për punën e p[lodhur të opozitës.

"Dënimi i 5D është një shpagim i jashtëzakonshëm për të gjithë ne sepse mes shumë sfidash censurash dhe presioneve nga ambasada dhe organizata të cilët në kritikonin për agresivitetin ndaj Veliajt.

Ata na kërkon llogari sepse bllokonim foltoren e këshillit bashkiak për vjedhjet që ai bënte taksave të shqiptarëve. Sot vetëm nga taksat që paguajnë banorët e Tiranës janë 130 milionë euro, para që shkonin për fushata propagandistike të Veliaj dhe vidhnin drejtorët e 5D.

Klodian Zoto është akoma bashkortak në një kompani ku pronar është bashkia e Tiraanës dhe Taulant Tusha ishte në një bord me Zoton, kjo është një organizatë kriminale duke mos harruar dhe Maznikunt në këtë skandal të jashtëzakonshëm."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco