VIDEO/ Elvi Fundo: Veliaj po ‘akuzon’ Maznikun, ja lidhja me inceneratorët dhe ‘5D’

19:51, 12/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Elvi Fundo në një intervistë për Syri TV tha se Erjon Veliaj ka qenë bashkëpunëtor dhe në dijeni të çdo veprimi të bandës së hajdutëve të ‘5D’.

Fundo tha se Taulant Tushen apo Mariglen Qaton i kishte nxjerrë në planin e parë dhe ato fitonin deri në 20 mln euro.

Fundo tha se Veliaj me deklaratat e tij po përpiqet të bëjë pis këdo në Bashkinë e Tiranës, por ai duhet ta ketë parasysh se drejtorët e tij hajdutë i ka kapur SPAK me vendim të GJKKO-së.

“Erjon Veliaj del e na thotë po bëhen punë të mira, po si mund të bëhen punë të mira me hajdutë, këtë vetëm Erion Veliaj e di. Ne presim që ai të na tregojë lidhur me këta drejtorët hajdutë”, tha Fundo.

Gazetari tha se Erion Veliaj është një gënjeshtar klasik. “Disa muaj më parë deklaronte se SPAK nuk afrohet te Bashkia e Tiranës, thoshte që është i paprekshëm. Por në fakt SPAK ka shkuar në zyrat e Bashkisë, ka sekuestruar dokumente, janë sekuestruar telefonat e zyrtarëve, i janë arrestuar drejtorët, disa të tjerë janë në masa të tjera sigurie, të tjerë janë në hetim.

Veliajt i ka shkuar një fletë-thirrje ditën e hënë, i kërkohej të paraqitej të mërkurën, por ishte dita e Bajramit. Në ditën e djeshme ose të sotmen i ka shkuar thirrja e dytë, por s’ka lidhje me ‘5D’, por për inceneratorët. Hetimet për inceneratorin e Tiranës ka ecur, dhe shumë shpejt do të shikojmë Veliajn të hyjë në SPAK, do të pyetet, por nuk jam në gjendje të them nëse do t’I ngrihet ose jo akuzë. Ndërkohë hetimet për 5D kanë ecur më shpejt, megjithëse drejtorët kanë ndërruar edhe telefonat, është arritur të gjendet aplikacioni, që do të zbulojë edhe komunikimet”, tha Fundo.

Sipas tij, lart e poshtë Veliaj po akuzon bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Arbjan Maznikun, duke thënë se të drejtën e firmës nuk e kam pasur unë.

“Dosja e inceneratorëve dhe 5D kanë të njëjtët njerëz. Taulant Tushe del te të dy dosjet, ashtu si edhe Mariglen Qato”, tha Fundo.  

Ai shtoi se Erion Veliaj po përpëlitet të mos japë dorëheqjen, por SPAK duhet të hetojë edhe pasuritë e këtyre hajdutëve që kanë vjedhur taksat e shqiptarëve. 

"Ata drejtorët që janë në burg rrezikojnë nga 5 deri në 10 vjet burg, ndaj duhet të bashkëpunojnë me drejtësinë", tha Fundo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco