Lajmi i fundit

CIM PEKA LIVE/ Intervistë e pazakontë me Ilir Metën, ç'do ndodhë mes tij e Kryemadhit?

Rama vazhdon avazin e vjetër të falsifikimit të historisë

Rama vazhdon avazin e vjetër të falsifikimit të historisë

19:32, 12/04/2024
A+ Aa A-

Edi Rama ndodhet në një vizitë në Francë, të cilën e konsideron historike, për faktin se është pritur në Pallatin Presidencial ‘Elyze’ në Paris.

Por sikundër ndodh rëndom, Edi Rama mashtron, jo për vizitën, as pritjen, por faktin se e konsideron historike.

Një vizitë konsiderohet si historike kur ndodh për herë të parë. Dhe vizitën e parë në Elyze, i pritur me të njëjtin format, sikundër pretendon Edi Rama sot, e ka realizuar Sali Berisha në 2009, kryeministri i asaj kohe, lideri i opozitës së sotme.

Image

Madje nëse kthehemi pas në kohë, janë të njëjtat mesazhe që në atë kohë Presidenti Sarkozy i ka përcjellë Berishës, lidhur me integrimin në BE, me ato që sot pretendon Rama se i ka marrë nga Presidenti Macron.

Por duket se Edi Rama mendon se historia nis me të, dhe natyrisht i duket se çdo takim apo kancelari ku mund të hyjë, nuk ka ndodhur më parë.

Por faktet janë fakte dhe ato përveç se rrëzojnë propagandën dhe shoë e Edi Ramës, nxjerrin në pah edhe mashtrimet e tij.

Image

Rama realizoi një vizitë në Paris, në kohën ndoshta më të vështirë politike për të, të 11 viteve që është kryeministër, pasi po goditet pothuajse çdo ditë nga skandalet ku rezultojnë të përfshirë të besuarit e tij, nga kryebashkiaku i Tiranës, dhe me rradhë në të gjithë piramidën e administratës që kontrollon në çdo qelizë.

Por ajo nuk është as historike dhe as u dha ndonjë mesazh historik, i padëgjuar më parë. Pë rata që kanë kuriozitet thjesht të kërkojnë në google dhe do të gjejnë lehtësisht takimin e 24 prillit 2009 në Elyze mes Presidentit Sarkozy dhe Kryeministrit Berisha. Madje një takim që u parapri nga një pritje me të gjitha rregullat që përcakton Presidenca franceze në protokoll.

Gjithashtu po Berisha, në atë kohë President (1992 dhe 1995) është pritur në Elyze nga Presidentët francezë të asaj Kohe, Miterran dhe Shirak.

Thjesht Rama sot bëri mashtrimin e rradhës, në listën e gjatë të mashtrimeve që vështirë se numërohen…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco