Lajmi i fundit

Deklarata në 'Çim Peka live’/ Divorcohen Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Hetimi i TIMS/ Salianji-Gogut: Mos u bëni barrikadë për të hetuar paligjshmërinë, mos u bëni klloun e qen kufiri…

Hetimi i TIMS/ Salianji-Gogut: Mos u bëni barrikadë për të hetuar paligjshmërinë, mos u bëni klloun e qen kufiri…

18:48, 12/04/2024
A+ Aa A-

Ervin Salianji, kryetar i Komisionit hetimor Parlamentar për TIMS, i ka kërkuar deputetëve socialistë, anëtarë të komisionit, që të mos bëhen barrikadë për të penguar hetimin e këtij skandali.

Salianji tha se institucioneve nuk po i hedhim bomba, por po i çojmë kërkesa për informacion. “Pse keni frikë, pse i vini gjoksin paligjshmërisë”, tha Salianji, duke iu drejtuar socialistëve në Komision.

Ndërkohë Toni Gogu tha se nuk jemi kundër, por duhet të njihemi me kërkesat dhe të vendosim.

“Mos bëni kllounin e cirkut, ato i kanë nën varësitë Bashkitë”, tha Salianji.

Kreu i Komisionit Hetimor propozoi që të mblidheshin sërish të hënën, në një orë që do të donin socialistët, për ti lënë kohë ekspertëve të komisionit që të njihen. “Mos u bëni qentë e kufirit të mbrojtjes së paligjshmërinë në këtë vend”, tha Salianji.

DEBATI

Salianji: Meqë kemi disa propozime dhe nuk kemi dakordësi, ju doni të bllokoni komisionin. Mos ta bëjmë si gallatë. Duam dakordësi. Ju thoni eprorëve; që thamë një fjalë aty, ja çfarë bëmë. Ditën e hënë lëmë një mbledhje tjetër për shkak të ndërhyrjes në TIMS. E lëmë në ditën e hënë, në çfarëdolloj ore që të doni, po jua lë juve në dorë. Sot propozimet e ekspertëve janë këto që janë. Ditën e hënë i lëmë kohën ekspertëve që të vinë në atë orë që doni ju, që t’i lëmë kohë atyre që të marrim kohë.

Gogu: Unë e di që ti ke frikë sa herë që flas unë. Sa herë që flet ligji.

Salianji: O Lindita eja pak, të fshihem pas teje se kam frikë.

Gogu: Na jepni kohë që të njihemi me kërkesat për informacion. Nëse doni të hënën, ok, hajde e caktojmë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco