‘5D’, Shabani: Drejtorët e Veliajt vodhën 40 mijë paga 500 euroshe, të hetohet roli i kryebashkiakut

‘5D’, Shabani: Drejtorët e Veliajt vodhën 40 mijë paga 500 euroshe, të hetohet roli i kryebashkiakut

17:44, 12/04/2024
A+ Aa A-

Endri Shabani nga Nisma Thurje kërkon hetim për kryebashkiakun Erion Veliaj, pas skandalit ‘5D; të denoncuar nga Belind Këlliçi, ndërsa SPAK deri më tani ka arrestuar 3 nga drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës, dhe për disa të tjerë janë caktuar masa më të buta sigurie.

Nga studio e Neës24, Shabani u shpreh se ka kërkuar ngritjen e një komisioni në bashki lidhur me këtë rast, duke theksuar se sipas SPAK në këtë skandal janë vjedhur të paktën 20 milionë euro.

Ai u shpreh se e vetmja pengesë për ngritjen e këtij komisioni mund të bëhet Këshilli Bashkiak. pasi kryetari duhet t’i përgjigjet thirrjes së “parlamentit të qytetit” nëse ai e thërret.

 “Komisioni është në dorën e këshillit, jo të Veliajt. Kryesia ose do respektojë ligjin, ose do pengojë punën që i ngarkon ligji. Unë nuk besoj se kryesia do e pengojë punën verifikuese dhe hetuese të këshillit. Është një kompetencë që ligji ta jep. Unë nuk besoj se kryetari i bashkisë nuk ka problem me interpelancën, ka dhënë dy herë interpelancë me nxënës këtë javë. Nuk besoj se ka ndonjë axhendë të ngjeshur që të mos flasë me këshillin. Nuk besoj se ka gjëra për të fshehur. Na duhet një komision hetimor që për vite të tëra janë vjedhur kaq shumë para, drejtori i shitjeve të ujësjellësit i shiste ujë vetë bashkisë.

Kjo është një kokrrizë orizi, rroga mesatare është 500 euro, pra sa një kokrrizë, ndërsa dëmi që i kanë shkaktuar këta është sa një pako e tërë që ka rreth 40 mijë kokrra orizi. Janë vjedhur 40 mijë rroga mesatare. SPAK thotë që janë të paktën 20 mln euro, si kanë vjedhur këta pa rënë në sy? Qytetari zgjedh kryetarin, ky zgjedh drejtorët. Pse kaq shumë drejtorë janë nën hetim, a merreshin ndonjëherë me punë publike këta përveç kompanive të tyre.

E vetmja pengesë është këshilli bashkiak, kryesia do bëjë një interpelancë ose do shkojnë për shpërdorim detyre. Në momentin që e thërret kryetarja e këshillit, normal që kryetari do të vijë”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco