Kuvendi mburoj për mandatin e Xhaçkës, Zhupa: Puç institucional

Kuvendi mburoj për mandatin e Xhaçkës, Zhupa: Puç institucional

17:33, 12/04/2024
A+ Aa A-

Me urdhër të Edi Ramës, Kuvendi me votat e socialistëve, vendosi të rrëzojë Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Një ditë më parë, Kuvendi votoi për të mos dërguar në Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, e cila gjatë kohës që ishte ministre e kabinetit Rama, përfitoi statusin e investitores strategjike, në emër të bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa këtë vendim të mazhorancës në Kuvend e konsideron si një puç institucional. Sipas deputetes demokrate ditën e djeshme mori fund reforma në drejtësi.

 “Dje mori fund reforma në drejtësi. Dje mazhoranca tregoi që nuk ka vullnet të zbatojë vendimet e gjykatës kur bie ndesh me veprimet e tyre. Do të denoncojmë këtë që bën mazhoranca, ne nuk mund t’i detyrojmë t’i kthehen shtetit ligjor, s’kemi mekanizëm që t’i detyrojmë të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

SPAK ka nisur hetimet për aferën e investimit strategjik ku është përfshirë familja e Xhaçkës, Goro është i arrestuari i parë për pronën e Xhaçkës, për dokumente e falsifikuara, për mbivendosje të pronës.

Ka qenë një denoncim nga kryetari të zgjedhur të Himarës.  Është në proces, SPAK po e heton dhe nuk ka nevojë për padi të re. Ne nuk kemi informacion më të klasifikuar nga ato që mund të marrë SPAK. Por këtu nuk bëhet fjalë më për drejtësi, por për faktin sesi një mazhorancë ka shkatërruar reformën në drejtësi, një investim të ndërkombëtarëve.” – tha Ina Zhupa në MCN.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco