Skandali i TIMS/ Hetimet ndaj Muçës nisën pas insistimit të amerikanëve...

Skandali i TIMS/ Hetimet ndaj Muçës nisën pas insistimit të amerikanëve...

10:31, 10/04/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja zbardhen nga hetimet për drejtorin e Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

Kallëzimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore vitin e kaluar u bë në organet e drejtësisë pas insistimit të përfaqësisë amerikane në Shqipëri, të cilët zbuluan edhe ndërhyrjen në sistemin e të dhënave TIMS.

Mësohet se pasi shkarkoi të dhënat e paautorizuara dhe duke përdorur pin-in e një punonjëse, Ervin Muça i kaloi ato në kompjuterin e tij.

Para hetuesve në deklarimet paraprake, Muça ka mohuar kryerjen e veprës penale të “Hyrjes së paautorizuar në të dhënat kompjuterike”.

Provat e ndërhyrjes së tij u përforcuan pas zbulimit të pamjeve filmike në ambientet ku ruhen të dhënat e TIMS.

Muça është rekrutuar në polici kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Bledi Çuçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco