Zbulohet arsyeja pse u paraqit në SPAK/ Fatos Tushe dyshohet për...

Zbulohet arsyeja pse u paraqit në SPAK/ Fatos Tushe dyshohet për...

10:27, 10/04/2024
A+ Aa A-

Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, është paraqitur sot në SPAK.

Ai është parë të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij. 

Tushe është thirrur për një hetim tjetër të nisur ndaj tij, pasi akuzohet për 'Fshehje pasurie'. Tushes i janë gjetur prona të fshehura në emër të personave të tjerë.

Kur doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Tushe tha se ishte thirrur në lidhje me mosdeklarimin e një pasurise.

Fatos Tushe ka qenë i dënuar më parë për 'shpërdorim detyre' dhe lejim të ndërtimeve pa leje. Ai u arrestua në korrik të vitit 2021 nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco