KAFE SHQETO/ Këlliçi: Nuk mbyllet kjo aferë vetëm me drejtorët e Veliajt

09:51, 09/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Ai ka trajtuar akuzat e shumta që janë bërë publike për kreun e Bashkisë së Tiranës dhe stafin e tij pas arrestimeve te bujshme të bashkëpunëtorëve të afërt të Veliajt.

Flavio Qarri: A jeni i kënaqur sot me punën e prokurorisë në lidhje me akuzat që ju keni dorëzuar dhe kallëzimet që keni bërë?

Belind Këlliçi: Pothuajse aspak. Në raport me të gjithë faktet që janë depozituar me të gjithë provat e pakontestueshme me të gjithë dokumentet që kam çuar, me këmbënguljen që kam patur me faktin që janë bërë me dhjetra herë denoncime publike nga selia e Partisë Demokratike dhe me faktin që kemi 8 muaj që depozitojmë dokumente. Kam çuar 1200 faqe deri tani për inceneratorin e Tiranës, dokumente të reja. Pjesa dërrmuese nuk kanë qenë pjesë e komisionit hetimor të inceneratorëve. Edhe me vete kam letra të reja në raport me inceneratorët, ku është edhe vetë firma e Veliajt.

Dhe ndërkohë për 5D do të duhet të kishin vepruar shumë më herët. Për drejtorët e përfshirë tek 5D kemi dërguar më herët denoncime në SPAK, për Mariglen Qaton para se banorët e Myslym Ketës që sot janë në rrugë, u janë prishur shtëpitë.

Kur unë i kam denoncuar në dhjetor të vitit 2022, kam denoncuar rastin në fjalë dhe kam thënë që Mariglen Qato, një nga drejtorët që sot është i arrestuar, po i prish këto shtëpi, këto pallate për të ndërtuar vetë me kompaninë e tij 5D, e kemi çuar në SPAK, por SPAK-u nuk ka reaguar. E vetmja gjë që ka bërë, në fakt e ka përpiluar Adriana Kalaja kallëzimin në atë kohë dhe e kemi punuar bashkë si material. E deleguam për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës dhe asgjë nuk ndodhi.

Me të vërtetë janë bërë disa ndalime, disa arrestime në nivelin e drejtorëve që kemi parë deri tani. Ky është një lajm i mirë politikisht në një farë mënyrë për atë çfarë ka ndodhur me 14 maj. Sepse është goditur shtabi politik i Veliajt dhe do të vijojë të goditet.

Ua them më bindje të plotë që drejtorë të tjerë do t'i pasojë këtë që janë në qeli. Por problemi është se nuk mund të mbyllet kjo aferë prapë ke drejtorët. Është dikush që duhet të dalë nëpër media dhe që e heq veten për kryetar bashkie, ngeli vetëm pa drejtorë fare dhe thotë që unë nuk e di që me vodhën drejtorët 30 milionë Euro. Nuk e di që me vjedhin 132 milionë euro tek inceneratori i Tiranës dhe ky vijon të jetë kryetar bashkie, në mënyrën më të paturpshme që mund të këtë parë ndonjëherë ndonjë drejtues lokal në një vend normal. Dmth, ajo çka po ndodh në bashkinë e Tiranës...

Intervista:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco