KAFE SHQETO/ Genc Gjokutaj: SPAK-u nuk i ka duart e lira nga politika

KAFE SHQETO/ Genc Gjokutaj: SPAK-u nuk i ka duart e lira nga politika

09:45, 09/04/2024
A+ Aa A-

"Në këtë sofistikim, ky SPAK që mban në burg njerëz pa prova, në shkelje të Kushtetutës etj. ky SPAK e çon në GJKKO, e çon në gjykatë, gjykata e merr vendimin po sipas SPAK-ut... Por në fakt substanca e këtij procesi është nul dhe në shkelje të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore të tij, të ligjit procedurial penal dhe në shkelje të Kushtetutës.

Pjesë nga përgjigjet e juristit të mirënjohur Genc Gjokutajt, i ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV lidhur me veprimtarinë e SPAK, ndikimin e politikës në drejtësi dhe në çështjen e liderit të opozitës, z. Sali Berishës.

“Zoti Altin Dumani është i parë në mes të barabartëve, - tha av. Gjokutaj ndër të tjera. -  Ai përfaqëson institucionin në kushtet kur prokurorët janë të pavarur nga njeri tjetri, sepse nuk kemi më prokurorinë e centralizuar. Kjo është e para. Nga ana tjetër duhet të kuptojmë dhe diçka. Termat “depolitizim”,  “i pavarur” janë të shkruara në letër, por nuk janë të vërteta në praktikë; ose “të gjithë janë të barabartë para ligjit” - ato parullat e shkruara në sallat e gjyqeve jo vetëm në Shqipëri. Jo, nuk janë të gjithë të barabartë para ligjit, sepse kemi raste të një zyrtareje të korruptuar dhe të një fukareshe, ku ka ndryshuar marzhi i dënimit pesë vjet... dhe kjo tjetra s’ka qenë fare zyrtare.  

Mirëpo, siç ka thënë një senator italian, duket se gjykata e ka mbas krahëve këtë që njerëzit janë të barabartë para ligjit dhe nuk e lexojnë dot. Nuk e kanë përballë të shkruar!

Por ka një problem. Ndërhyrja politike në sistemin e drejtësisë është një element shumë i sofistikuar. Se nuk është se bën një telefon, e përgjove dhe more vesh gjë; se X politikan i lartë mori X gjyqtar dhe i tha “dënoje filanin”! Nuk është kështu! Ndërhyrjet e politikës janë edhe me heshtje, edhe me gjuhë trupi po të doni. Kaq e sofistikuar është ndërhyrja e politikës, sepse flitet në vetë të tretë, flitet për objekt tjetër, i bihet pragut që të dëgjojë porta, ato janë shumë të sofistikuara.

Çfarë ndodh?! Në këtë sofistikim, ky SPAK që mban në burg njerëz pa prova, në shkelje të Kushtetutës etj. ky SPAK e çon në GJKKO, e çon në gjykatë, gjykata merr vendimin po sipas SPAK-ut. Ankimohemi ne, vemi në Apel, Apeli e lë në fuqi dhe gjatë gjithë procesit, prokurori thotë: “Kërkesa ime u pranua nga gjykata e shkallës së parë dhe u la në fuqi nga Apeli, kështu që thotë, është ligjore!!! Por në fakt substanca e këtij procesi është nul dhe në shkelje të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore të tij, të ligjit procedurial penal dhe në shkelje të Kushtetutës.

Mirëpo kapja e gjykatave dhe e institucioneve të drejtësisë nga politika, që është gangrena më e madhe sot (ne nuk themi që ata nuk godasin trafiqet e drogës – Po, është arritur një rezultat) por në këtë specifikë që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me pushtetin politik, këtu SPAK-u është shumë i butë dhe unë mendoj, ky është mendimi im dhe që e besojnë shumë vetë që SPAK-u nuk i ka duart e lira nga politika dhe s’ka si t’i ketë në një vend si Shqipëria me institucione problematike, ku nuk funksionojnë mekanizmat e kontrollit, por më së tepërmi nuk funksionon sistemi gjyqësor. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco