Manipulimi i rrjeteve sociale/ Semanaj: Në Shqipëri politikanët kanë më shumë like se sa presidenti i Francës

Manipulimi i rrjeteve sociale/ Semanaj: Në Shqipëri politikanët kanë më shumë like se sa presidenti i Francës

09:44, 09/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në SYRI TV për të komentuar problematikat qe po hasim sot me rrjetet sociale ishte Inxhinieri i Telekomunikacionit, Besmir Semanaj.

Semanaj është shprehur se në Shqipëri nëpërmjet manipulimit të rrjeteve sociale një politikan ka më shumë ndjekës dhe liken ë facebook se presidenti i Francës, Macron.

"Nëse deri dje kishim mediat tradicionale si televizionet dhe gazetat dhe tentohej të merreshin në kontroll dhe fatkeqësisht një pjesë e madhe e tyre janë nën kontroll, sot po luhet karat e rrjeteve sociale.

Duke qenë se rrjetet sociale është e vështirë që ti menaxhosh po përdoren teknika dhe mënyra që të dezinformohet perceptimi publik kjo është problematika më e madhe tani për mendimin tim.

Ndryshimi i perceptimit publik është mbyllja e disa faqeve kritike si nëpërmjet raportimeve, e dyta është mbyllja e këtyre faqeve nga institucione që kanë marrëveshje me rrjetet sociale dhe mënyra e fundit ëhstë manipulimi i rrjeteve sociale duke shtuar numrin e userave.

Përdorimi i këtyre acaunte fake  jo për të mbyllur faqet por për ndryshimin e përceptimit publik duke shtuar numrin e ndjekësve në faqet e qeveritarëve dhe politikanët në Shqipëri janë më të ndjekur se sa Reality Shoë. Një politikan në Shqipëri ka më shumë liken ë faqet e tyre është shumë herë më i lartë se sa liket e Macron duke ditur që ai është një lider me peshë të jashtëzakonshme në botë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco