Mandati i Olta Xhaçkës, Kaso: Vendimmarrja e detyrueshme, nuk përfillet qëllimisht për më shumë se 1 vit

Mandati i Olta Xhaçkës, Kaso: Vendimmarrja e detyrueshme, nuk përfillet qëllimisht për më shumë se 1 vit

08:10, 09/04/2024
A+ Aa A-

Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD, Ivi Kaso në një intervistë në Ora News u shpreh se vendimarrja për mandatin e Olta Xhaçkës është e detyrueshme dhe se nuk po përfillet qëllimisht për më shumë se një vit.

Kaso: Në fakt është një rast i paprecedentë ky, të paktën në historinë parlamentare në pluralizëm.

Është një nga rastet që ka detyruar vetë Gjykatën Kushtetuese, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese që më shumë se një herë, një herë nga foltorja e Gjykatës Kushtetuese dhe herën tjetër në një intervistë në Zërin e Amerikës i ka bërë thirrje Kuvendit që të mos bëhet Kuvendi i Shqipërisë ai që shkel me të dyja këmbët kushtetutën pasi është e paprecedentë që vendimarrje detyruese për Kuvendin sic është ajo e Gjykatës Kushtetuese për rastin e deputetes Xhaçka të mos përfillet dhe të përfundojë në sirtarët e Kuvendit për më shumë se një vit.

Është krejtësisht e qëllimshme, sigurisht shmangia e kësaj cështjeje nga vëmendja jo vetëm parlamentare por edhe publike nëpërmjet kryetares së Kuvendit e cila  pavarësisht se Kuvendi nuk ka patur material për të diskutuar kjo për shkak  edhe të situatës që kaloi Kuvendi.

Kjo cështje u kthye falë kujdesit të opozitës në vëmendjen publike dhe detyron mazhorancën tashmë të mbaje një qëndrim pro ose kundër.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco