Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

KAFE SHQETO/ Fundo: Veliajt i është arrestuar i gjithë zinxhiri komandues

10:13, 08/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me skandalin 5D që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës.

Sipas Fundos, në deklaratën publike të Veliajt, kryebashkiaku mbrojti drejtorët e tij, që ditë e natë organizonin suksese për Bashkinë e Tiranës, suksese të cilat përfundonin me dhjetëra miliona euro me kompani private që i fusnin në xhepat e tyre.

Gjithashtu gazetari theksoi se Veliaj më shumë se sa një kërcënim për Ramën që dukej qartë, pasi ai në deklaratë, duket se e krahason veten me postin e kryeministrit.

Fundo: Nga deklarata e Veliajt, e para është mbrojtja që u bën drejtorëve të tij, mbrojtja që u bënë njerëzve të cilët i ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë, dhe thuaj sa nuk merr përsipër se ata ishin disa individë të ndershëm, punëtorë të palodhur, që ditë e natë organizonin suksese për Bashkinë e Tiranës, suksese të cilat përfundonin me dhjetëra miliona euro me kompani private që i fusnin në xhepat e tyre.

Veliaj më shumë se sa një kërcënim për Ramën që dukej qartë, pasi ai në deklaratë, duket se e krahason veten me postin e kryeministrit. Është e disata herë që ai në media injekton veten me postin e kryeministrit. Në fakt kryeministri është një detyrë krejt tjetër në lidhje me kryetarin e bashkisë, ashtu sikundër barazon nivelin e një ministri apo zëvendësministri me një drejtor. Ministri është një detyrë kushtetuese dhe qeveria funksionon krejt ndryshe nga bashkia, e cila drejtorët i emëron dhe qarkullon Erion Veliaj, i cili këta që i quan fillimisht si ish-drejtorë dhe pastaj e pranon që janë drejtorë, nuk janë as një as dy, por janë më shumë dhe po t'i numërojmë janë rreth 6-7 drejtorë me masa sigurie.

Edhe këtu po gënjejnë, po tentojnë të na shesin sikur se janë një dy ish-zyrtarë të implikuar.

Erion Veliaj dhe mediat e tij strategjikisht po tentonin të thoshin se janë një dy drejtorë, që këtu është një gënjeshtër, por në dijeninë time janë 9-10 vetë, pra i gjithë zinxhiri komandues i bashkisë.

Një kryebashkiak që nuk di çfarë bën zinxhiri komandues i tij çfarë bën në bashki? Për çfarë e paguajnë qytetarët për çfarë e kanë zgjedhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco