Pasi doli me pantallona të shkurtra në mes të dimrit për të rrëzuar bustin e Enverit, Luli tregon edhe moshën kur ka nisur karrierën si gënjeshtar

Pasi doli me pantallona të shkurtra në mes të dimrit për të rrëzuar bustin e Enverit, Luli tregon edhe moshën kur ka nisur karrierën si gënjeshtar

22:58, 07/04/2024
A+ Aa A-

Lulzim Basha, i cili njihet si një nga personat më pazarxhinj të politikës shqiptare ka rrëfyer së fundi edhe se kur ka filluar për herë të parë të mashtrojë për pazare. Sipas asaj që ka deklaruar vetë, Basha tregon se pazaret i ka nisur herët, që në kohën kur ka qenë student.

Pasi ka thënë se ka hyrë në PD që çilimi, të gjithë e mbajnë mend deklaratën se kishte dalë në protestë më 20 shkurt '90 me pantallona të shkurtra, në mes të dimrit, gjë të cilën  e ka përsëritur sërisht sot, ai pranoi këtë të dielë se ka mashtruar me bursa në call center. Në një podcast, Luli tha se kishte një databazë me numrat e telefonave të drejtorëve ekzekutivë apo zv.presidentëve të korporatave dhe bankave më të mëdha të botës.

Luli ka thënë se call center-i ku punonte bënte një analizë financiare të 10 valutave kryesore të botës dhe bonove të thesarit dhe në bazë të saj merrte në telefon drejtuesit për t’i shitur bulentinin.

Luli theksoi se në telefonata pretendonte sikur ishte pjesë e buletinit.

Kështu, ai tregoi skemën se si mashtronte me bursat, madje i sugjeroi të rinjve që të bëjnë të njëjtën gjë pavarësisht se është veprimtari e paligjshme.

Duhet theksuar se bursat cilësohen si mashtrim nga autoritetet, të cilat deri më tani kanë mbyllur disa call center-a dhe vijojnë të godasin të tjera që ndodhen në treg.

“Kam bërë disa punë, por puna që kam bërë më gjatë dhe këtë e kam thënë dhe inkurajoj dhe të rinjtë, ka qenë ajo që sot i thonë telemarketing. Është akoma një kompani në treg, e cila bënte analizë financiare. Ishte koha kur nuk kishte euro dhe këta bënin analizën financiare të projektimeve afatmesme të 10 valutave kryesore të botës dhe bonove të thesarit të 10 ekonomive kryesore të botës. Dhe 3 herë në javë botonim një publikim se si do të shkojë dollari, marka gjermane, franga zviceriane, franga franceze, lireta italiane, dollari kandez, dollari australian, jeni japonez, mos t’i përmend të dhjeta, por ishin 10 kryesoret. Dhe pastaj ne kishim një databazë ku kishim telefonatat të ceove dhe zëvendëspresidentave që kishin përgjegjësi financat e korporatave dhe bankave më të mëdha të botës. Dhe merrnim në telefon që t’u shisnim buletinin. Po ndërkohë pretendonim që ishim dhe ne pjesë e buletinit. Ne thjesht shisnim buletinin që përgatisnin analistët. Mirëpo e mira ishte që më ekspozonte dhe më joshi shumë me njohuritë mbi tregun financiar. Si lëviz valuta, si lëvizin bonot e thesarit”, nënvizoi Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco