15 vite në NATO, Harxhi: Rama është munduar shumë të shmangë pjesën e historisë i ndikuar nga ‘cancel culture’

18:23, 03/04/2024
A+ Aa A-

15-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO bëri bashkë në Tiranë, politikanë, historianë, ish-ushtarakë të lartë të aleancës dhe zyrtarë të SHBA-së, të cilët sollën kujtimet e tyre si e kanë përjetuar këtë ngjarje historike për vendin tonë.

Edit Harxhi, e ftuar në edicionin informativ të orës 16:00 në 'Syri Televizion' u shpreh se Rama është munduar shumë të shmangë pjesën e historisë apo personazheve kryesore që e kanë bërë historinë, si duket ai është ndikuar nga ‘cancel culture’ gjatë këtyre viteve.

“Rama mundohet të vërë kokën e tij në një copëz fotografie të periudhës së NATO-s, megjithatë ju po e shihni që ka një vakum këtu”- u shpreh Harxhi.

Deklarata e saj:

“Ne patëm një aktivitet shumë të mirë dje së bashku me zotin Mediu. Aktivitet ky i organizuar nga shoqata apo institute të mendimit, ‘Këshilllit të Atlantikut’ dhe ‘Albania Polis Center’, me dy panele shumë të rëndësishme, pasi u munduam që të përgatitej diçka që të ishte gjithëpërfshirëse, por natyrisht dilte edhe se çfarë ka bërë Shqipëria në gjithë këto vite dhe kontributi i secilit.

Ne kemi një problem këto vitet e fundit, sepse mendoj që zoti Rama është munduar shumë të shmangë pjesën e historisë apo personazheve kryesore që e kanë bërë historinë si duket i ndikuar nga ‘cancel culture’(mohimi i culturës) gjatë këtyre viteve.

Fatkeqësisht shumë personazhe që kanë bërë historinë këto vite përfshirë këtu edhe çështjen e NATO-s nuk identifikohen më nga qeveria, përkundrazi zoti Rama mundohet të vërë kokën e tij në një copëz fotografie të periudhës së NATO-s, megjithatë ju po e shihni që ka një vakum këtu.

15-vjetori i anëtarësimit në NATO duhet të ishte një një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë ashtu siç duhet të jetë edhe data 4 apo 7 Prill që janë dy data të tjera të rëndësishme.

Nesër është 75-vjetori i themelimit të Nato-s dhe unë ende nuk kam parë një flamur të NATO-s të vendosur në Tiranë dhe nuk jam e informuar për asnjë aktivitet deri më tani.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco