Berisha: Në 2005 vendosëm taksën 10%, taksë të cilën Europa si taksë të sheshtë e njihte në vlerat 17-15%

Berisha: Në 2005 vendosëm taksën 10%, taksë të cilën Europa si taksë të sheshtë e njihte në vlerat 17-15%

18:24, 03/04/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga PD me biznesmenë dhe profesionistë.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se kur erdhi në qeveri në vitin 2005, u vendos taksa 10%, taksë të cilën Europa si taksë të sheshtë e njihte në vlerat 17-15%.

Berisha: Përshëndetje të përzemërta dhe ju përshëndes secilin prej jush në këtë takim shumë të rëndësishëm për programin e PD-së për biznesin, i cili duhet të jetë dhe programi thelbësor i ndryshimit të Shqipërisë.

Ne kemi qenë dhe mbetemi forca politike më probiznes që ka vendi.

Politikat tona bëhen që Shqipëria një vend i bërë i famshëm për hiperkolktivzmin oruelljan të saj të shndërrohet në një vend ndër më miqësorët për biznesin dhe klimën ndaj tij.

Ndryshimet e domosdoshme, jetike të vendit kanë si kusht finekuanom një klimë miqësore biznesi, një mjedis të lirë për biznesin, garë të ndershme dhe barrë të ulët fiskale, siguri ligjore.

Të gjitha këto janë kushte që biznesi në Shqipëri nga vendas dhe të huaj të njohë zhvillime të reja.

Këto janë kushte gjithashtu që PD-ja duke vendosur në epiqendër investimin për qytetarin, të mund të realizojë këtë objektiv madhor.

Ne jemi një parti e parimeve të ndershme dhe të drejta për biznesin. Por kjo jo vetëm në doktrinë dhe teori. Ne zbatuam këto parime sa herë që kemi qenë në pushtet.

Në vitin 1993 ne u bëmë vendi i dytë me TVSH-në më të ulët në botë.

Vendosëm një TVSH 12.5 përqind dhe kishte vetëm një vend tjetër me TVSH më të ulët se ne, të gjitha të tjerat më të larta.

Përsëri në 2005 ne u rikthyem tek parimi ynë se paraja në kontot e bizneseve, qytetarëve është më e vlefshme se sa në arkën e shtetit.

Vendosëm taksën 10% do të thosha një taksë biblike të cilën Europa si taksë të sheshtë e njihte gjer atëherë në vlerat 17-15 për qind.

Të jemi realist barra fiskale është vetëm një aspekt i mjedisit për biznesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco