VIDEO/ Bylykbashi: Rama-Veliaj krijuan mercenarët e korrupsionit, që pranojnë burgun për të…

17:39, 03/04/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, gjatë një takimi të organizuar nga departamenti i sipërmarrjes, biznesit dhe inovacionit pranë kësaj partie, tha se tashmë korrupsioni po bëhet me ligje e vendime që miratohen nga pushteti. Gjatë takimit në selinë e PD-së me biznesmenë e sipërmarrës, Bylykbashi tha se këta nuk kanë frikë më kur bëjnë korrupsion apo kur vjedhin paratë publike.

Bylykbashi tha se zyrtarët që përfshihen në korrupsion janë mercenarët e korrupsionit, përzgjidhen me kujdes për të vjedhur sa më shumë. Deputeti demokrat tha se këta mercenarë korrupsioni janë të gatshëm të bëjnë edhe burgun kundrejt asaj parasë që i ofrohet për të marrë përsipër rolet e tyre.

“Paraja publike nuk administrohet përmes garës së hapur, e cila do ti jepte mundësinë të gjithëve të konkuronin. Gjatë qeverisjes së PD u tetëfishua numri i kompanive që hynin në një garë për fondet publike, kurse sot jo vetëm që nuk ka një garë të hapur dhe të ndershme, por gjithçka është e planifikuar, si në rastin e skandalit të ‘5D’. Janë forma që nisin nga Kryeministri, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Durrësit e kështu me rradhë”, tha Bylykbashi.

Nënkryetari i PD-së tha se sot sipërmarrja është në ditë të vështira, pikërisht për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit.

Fjala e Oerd Bylykbashit

Është një situatë që ka ardhur jo thjesht sepse ka një krizë ekonomike, por sepse janë viktima të një modeli qeverisës i cili është bazuar në një piramidë të strukturuar nga kryeministri e poshtë të korrupsionit.

Është një mekanizëm i cili ka zhdukur tashmë çdolloj diskutimi në lidhje me nocionet se çfarë është korrupsioni. Tashmë korrupsioni ka marrë përmasa të një grabitjeje haptasi që ndodh jo nëpërmjet marrëveshjesh okulte midis një zyrtari dhe një privati, por është diçka që ndodh me vendime qeverie, me ligje për persona, ku i gjithë sistemi qeverisës është vendosur në funksion të interesit grabitës të kryeministrit dhe shpurës së tij.

Është një sistem që është i bazuar thelbësisht mbi ndjesinë e mosndëshkimit. Është një ndjesi e mosndëshkimit të këtyre zyrtarëve të cilët kanë marrë përsipër të luajnë dhe rolin e mercenarit të korrupsionit, pra nuk janë persona që thjesht përbëhen rrugës. Përzgjidhen në mënyrë të qëllimshme në mënyrë të lartë, sepse ky sistem kërkon shumë njerëz që marrin përsipër, pra ideja nuk është e një angazhimi politik, por e një ideje të qartë që futen për të grabitur për pjesën ë tyre për të lënë atë që kërkon kryeministri në këtë aferë gjigante korruptive që quhet qeverisje në Shqipëri.

Paraja publike nuk administrohet nëpërmjet garës së hapur, e cila do të jepte mundësinë e të gjithëve të konkurronin. Në pjesën e PD, futja e prokurimit publik elektronik 100% brenda vitit të parë solli këto të dhëna.

U tetëfishua numri i kompanive që hynin në garë publike për fondet publike, dhe nga ana tjetër u kursye më shumë se 20% e fondit limit. Dhe po flasim për shifra gigante të kursyera.

Kurse sot, e gjitha jo vetëm që nuk ka më një konkurrencë dhe garë të hapur, por për shkak se nuk ekziston më jo vetëm frika por është e planifikuar ajo që ju po shihni sot me skandalin e kompanisë 5D, por edhe në të gjitha historite e tjera të korrupsionit që kanë plasur këto kohë tregojnë që janë skema që janë të mirëkonceptuara duke filluar që nga kryeministri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Durrësit e të tjerë me radhë, ministritë, të gjitha funksionojnë me një koncept dhe janë njerëz që marrin përsipër që në shkëmbim të parasë që do t’u jepet janë gati të bëjnë edhe punë. Prandaj i quaj mercenarë të korrupsionit.

Pra, i gjithë ky është një mekanizëm qeverisjeje që prodhon nga ana tjetër shumë kosto të larta për biznesin. Janë kosto korrupsioni, por më pas qeverisë nuk i del më llogaria. Qeveria nëpërmjet PPP dhe koncensioneve ka sjellë një shuarje të ndarjes midis publikes dhe privates.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco