Bardhi: Rama nëpërmjet sistemit të patronazhimit di se çfarë hanë shqiptarët në darkë, e nuk di se sa vjedhin drejtorët

Bardhi: Rama nëpërmjet sistemit të patronazhimit di se çfarë hanë shqiptarët në darkë, e nuk di se sa vjedhin drejtorët

15:37, 03/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi në një konferencë për media ka kërkuar që të hetohet si duhet skandali në bashkinë e Tiranës dhe titullari i saj, Erion Veliaj të mbajë përgjegjësi të plotë.

Po ashtu Bardhi ka kërkuar që të zbatohet vendimi i GJK mbi mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

"Xhaçka, kryeministri dhe çdo zyrtar tjetër dueht të hetohet nga drejtësia për shkeljet që kanë bërë. Ka një vit e tre muaj që nuk zbatohet vendimi i GJK për madatin e Olta Xhaçkas pasi ka mbrojtjen politike të Edi Ramës.

Arrestimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, është e paimagjinueshme që e njëjta skemë e vjedhjes si në pushtetin qendror është shtrirë dhe në pushtetin lokal ku po vidhen miliona euro që janë para të taksave të qytetarëve. 

Përshëndes vendimin e Gjykatës që urdhëronte të hetonte dhe rolin e autoritetit titullar të Bashkis së Tiranës, Erion Veliaj në këtë çështje. Shpresojmë që këtë herë të mos jetë si rasti i Beqajt ku nuk kryheshin hetime dhe Gjykata urdhëronte disa herë prokurorinë të hetonte si duhej. Këta përmes sistemit të patronazhimit dinë se çfarë hanë shqiptarët në darkë ndërsa nuk dinë se sa vjedhin titullarët e tyre në institucionet e vendit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco