'Gaz Bardhin në SKAP e ka çuar Edi, jo unë'- IRIQI bisedon me Olsi Ramën

'Gaz Bardhin në SKAP e ka çuar Edi, jo unë'- IRIQI bisedon me Olsi Ramën

15:18, 03/04/2024
A+ Aa A-

Iriqi:- Denoncove Gaz Bardhin dje?

Olsi:- Nuk di gjë. E ka bërë Edi në kokë të vet. Unë nga lajmet e mësova.

Iriqi:- Përdorka Edi firmën tënde?

Olsi:- Edi përdor çdo gjë për kokën e vet. Edhe në shtëpi shkruante plot letra në emrin tim.

Iriqi:- Çfarë letra?

Olsi:- Shpifje për fqinjët tanë. Disa herë bëri dhe sajime dhe për babain. Për nënën veç një. Hoqëm të zitë e ullirit me të. Na futi në sherr me gjithë pallatin.

Iriqi:- Po ti a ke qenë ndonjë herë te laboratori i Xibrakës?

Olsi:- Kam qënë. Kam qenë shumë herë. 

Iriqi:- Po pse e mohon atëhere?

Olsi:- Nuk e mohoj, por dua ta saktësoj që kam qenë, po jo për drogën.

Iriqi:- Po përse?

Olsi:- Sa herë shkoja në Korçë, tamam aty, në Xibrakë më kapte shurra dhe ndaloja. Edhe sot çuditem, ore si ka mundësi më kapte te i njëjti vend?! Ndaj këtë ma quajnë që unë merresha me drogë.

Iriqi:- Po me makinën tënde a kanë udhëtuar dy kolumbianët që punonin në laborator?

Olsi:- Po. Kanë udhëtuar disa herë. Se sa mbaroja unë shurrën, ata i shihja te dera e fuoristradës. Të vijmë me ty, më kërkonin. Doemos i merrja. I kisha dhe për muhabet rrugës.

Iriqi:- E ku i çoje?

Olsi:- Nuk i çoja unë, i çonte makina. Ka pasur raste që unë zbrisja psh në Pogradec, ata merrnin makinën dhe shkonin Greqi a Maqedoni. 

Iriqi:- E merrnin pa leje?

Olsi:- Me gjysëm leje. Ngaqë unë jam tip i qeshur, ata ma quanin për miratim pa folur akoma. Sa nxirrja fjalët, ata qenë zhdukur. Por ma sillnin sërish makinën. Çuna për së mbari.

Iriqi:- Ke jetuar shumë vite në USA. Pse erdhe në Tiranë?

Olsi:- Nuk erdha vetë. Më tha Edi, hajde koqe të bësh ca lekë se u trete nga puna në supermarketet e Amerikës duke larë dyshemetë. Dhe s’e kishte gabim.

Iriqi:- Po nëse SPAK të arreston?

Olsi:- Kam siguri që s’ndodh për familjen tonë.

Iriqi:- E pse?

Olsi:- Se së shpejti Edi do ndërhyjë në ligj. Do ua heqë atyre gërmën K.

Iriqi:- Dhe? 

Olsi:- Pra SPAK do të quhet SPA. Dmth nuk e pa Olsin as te laboratori në Xibrakë, as te punët në Laprakë, as të pisllëqet në Farkë, as te transporti me varkë. Kaq mjafton të shtohen paratë në arkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco