Përçarja e ‘Vatrës’/ Mirakaj: 27 anëtarë s’meremi vesh! Dine: Vetëm ne shqiptarët po bëhemi gazi i botës

Përçarja e ‘Vatrës’/ Mirakaj: 27 anëtarë s’meremi vesh! Dine: Vetëm ne shqiptarët po bëhemi gazi i botës

22:34, 02/04/2024
A+ Aa A-

Të ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, anëtarët e federatës panshqiptare, Lekë Mirakaj dhe Ervin Dine kanë akuzuar drejtuesin e ‘Vatrës’ në ShBA se ka manipuluar zgjedhjet, duke përçarë anëtarët.

Sipas dy anëtarëve zgjedhjet e fundit për drejtimin e Vatrës kanë pasur probleme dhe se me këto zhvillime po bëhen gazi i botës.

Mirakaj: Në Vatër sot nuk ka më atë demokracinë që ishte shembull për ne shqiptarët. 27 delegatë kemi qënë në kuvendin e fundit, 27 vota duhet të numëroheshin dhe për këto 27 vota u bënë manipulime dhe gjithçka lloji tjetër manovrash. 27 vetë nuk jemi të zotë të merremi vesh me njëri tjetrin.

Në 17 mars u bë një mbledhje në Boston sepse s’kishte asnjë arsye të bëhej sepse kemi 4 vjet që nuk mblidhemi në selinë e Vatrës për arsye se shumica e vatranëve janë në Nju Jork dhe shumica e tyre që kontestojnë udhëheqjen e Vatrës janë në Nju Jork dhe kanë frikë se po të bëhet një mbledhje në Nju Jork do hyjnë kontestuesit dhe do i prishin mbledhjen e atyre dhe ikin njeherë në Florida njëherë të Boston.

Fillojnë mbledhjen dhe përjashtojnë prezencën audio-vizive. Nënkryetari i Vatrës del dhe na akuzon ne si nazifashistë, enveristë, komunistë, madje dhe disa epitete si legavec, kastravec etj. dhe për më tepër kryetari i Vatrës shprehet me këtë gjuhë dhe bën dhe një deklaratë bombastike se dikush nga ne qenka i dërguar nga Ramiz Alia.

Dine: Unë ia kam bërë të qartë kryetarit sepse çdo mbledhje që kemi organizuar kemi ftuar kryetarin, kam e-maile kam dhe tekste me të, isha në Nju Jork para 3 javësh se donim të bënim një mbledhje, i kam kërkuar kryetarit që të paraqitet që të bashkëpunojmë dhe ta sjellim Vatrën në një vend demokratik, të gjitha idetë ndoshta nuk do biem dakord për çdo gjë por hajde të takohemi në mes dh etë ecim përpara.

Vetëm ne shqiptarët po bëhemi gazi i botës që me një organizatë Federatën Panshqiptare ‘Vatra’ që nuk mund të arrijmë në një marrëveshje.

Sa për puçet, ia kam bërë të qartë dhe kryetarit por unë jam bashkangjitur Vatrës para 6 viteve. Nuk kam qënë larg nga dëshira por nuk e kam pasur mundësinë për t’ju afruar komunitetit shqiptar që të jap kontributin tim sado të vogël që të jetë.

Në këto 6 vjet jo puç dua të bëj por dua që miqtë e mi vatran, si zoti Agim Rexha, Kryetari i Nderit, Idriz Lamaj etj. janë pasuri për Vatrën dhe këta luftojnë për të drejtën për një demokraci në Vatër që të bëhemi shembull për Shqipërinë.

E vetmja arsye që nuk tërhiqem është se kam miq vatranë atdhedash që e duan Vatrën sinqerisht nuk kemi asnjë dëshirë për pushtet. Ilmi Berisha në kuvendin e fundit që unë isha kryetar, është zgjedhur Kryetar i Vatrës. Katër vjeçari nuk ka kaluar, raporti përfundimtar nuk është firmosur as nga unë as nga sekretari i kuvendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco