VIDEO/ Manjani: Duhet të ekzistojë një grupim politik në Shqipëri që premton përmbysjen e kësaj skeme

22:20, 02/04/2024
A+ Aa A-

Avokati Ylli Manjani i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, tregoi se si e shikon si jurist qëndrimin e SPAK ndaj aferave të ndryshme korruptive.

Manjni u shpreh se gjithçka e konsideron fyerje shumët ë rëndë dhe situatë mjaft alarmante ku shprehu nevojën se duhet të egzsitojë të pakën një grupim politik në Shqipëri që duhet të premtojë përmbysje e kësaj skeme dhe kthimin e drejtësisë në normalitet.

Unë i përkas mendimit nga i cili nuk tundem fare, po vetëm sa më forcohet kjo bindje që pa asnjë kompromis dhe për asnjë aryse unë nuk mendoj se SPAK dhe gjithë gjykimi special që është në atë godinë është në harmoni me Kushtetutën, me parimet e demokracisë dhe liritë dhe të drejtat themelorë të njeriut.

Kjo vlen për të gjithë dhe ato që unë kam thënë, analiza që unë kam thënë që vazhdoj ta them, është koha për ndëshkim dhe të bëjmë në emër të ndëshkimit kompromis me parimet e shtetit, unë këtë nuk e pranoj.

Dhe këtë e konsideroj fyerje shumë ë rëndë dhe situatë mjaft alarmante në kuptimin e funksionimit të shtetit dhe i përkas atij mendimi që duhet të egzistojë të pakën një grupim politik në Shqipëri, që duhet të premtojë përmbysjen e kësaj skeme dhe kthimin e drejtësisë në normalitet.

Dështimi i kësaj reforme që ka ndodhur dhe në shtetet të tjera, ka ndodhur dhe është ulur këmbëkryq dhe në Shqipëri dhe unë jam i pikëpamjes që duhet përmbysur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco