VIDEO/ Këlliçi: Bashkia e Tiranës, tempulli i korrupsionit. Veliaj është kapur me duart brenda ‘5D’, ç’po bën SPAK

21:39, 02/04/2024
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, i pranishëm në studion e “Krasta-show” në Syri TV, tha se hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah se në atë që njihet si dosja ‘5D’ përfshin shumë më shumë se 5 drejtorët.

Këlliçi tha se Erion Veliaj është i kapur me duart brenda te Inceneratori i Tiranës dhe në dosjen ‘5D’. Këlliçi tha se Veliaj duhej të ishte marrë në hetim apo të ishte me masë sigurie nga SPAK, gjë që s’po ndodh.

“I gjithë zinxhiri drejtues i Bashkisë së Tiranës janë 3 në burg, 6 me masa sigurie, 7 nën hetim, pra janë 16 drejtorë, e gjithë kupola e bashkisë, që mund të shkojnë të gjithë në burg”, tha Këlliçi.

Ai tha se Bashkia e Tiranës është shndërruar në tempullin e korrupsionit.

“Janë vjedhur 100 % fondet, janë të përfshirë të gjithë ata që përbënin shtabin elektoral të Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit. Kemi një problem që përveç Syri TV dhe disa mediave të tjera, pjesa tjetër e mediave ushqehen me paratë e Velijt, ndaj dhe nuk flasin për të.

Taulant Tushe ishte shefi i shtabit drejtues të Erion Veliajt, Mariglen Qato ishte i deleguar politik, Eglantina Zëre po kështu. Keni Arben Malokun, i kapur në një tjetër skemë si dosja ‘5D’, por këtij i kemi kapur që ka vjedhur vetëm 6 mln euro”, tha Këlliçi.

Ai tha se linçimin, blerjen e votave dhe vjedhjen që ka bërë kjo bandë, nuk e falin qytetarët e Tiranës.

Anëtari i Kryesisë së PD-së tha se Veliaj po lëshon drejtorët një nga një, njëlloj siç po bën Edi Rama, për të shpëtuar veten e tij.

“Erion Veliaj harron se nuk është Edi Rama. Edhe këta drejtorë që sot po shkojnë në burg, një ditë do të ndërgjegjësohen. Është një vjedhje e paparë, vjedhin taksat tona, pastaj krijojnë biznese, marrin statusin, përjashtohen nga taksat”, tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco