VIDEO/ Dolën të 3-tët mes 364 universiteteve të botës, studentët e Prishtinës rrëfejnë emocionet e tyre

21:36, 02/04/2024
A+ Aa A-

Një grup studentësh të Universiteti të Prishtinës janë renditur të tretët në një garë ndërkombëtare mes 364 universiteteve të botës, të zhvilluar në Vienë.

Të ftuar në studion e ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, të rinjtë nga Kosova kanë rrëfyer emocionet e tyre në këtë përballje.

‘364 universitete, kur universiteti i Prishtinës u rëndit i treti. Tema kishte të bënte me një pagesë bankare nga një person që kishte kryer një sulm kibernetik. Në do të duhej të argumentonim nëse pagesa ishte e drejtë apo e padrejtë.

Kemi punuar për një kohë të gjatë, më shumë se 7 muaj, që nga themelimi i ekipit të sivjetshëm të Universitetit të Prishtinës për të gjitha etapat e garës.

Prej fillimit të garës, që kur u bë publik problemi, kemi filluar dhe kemi hyrë në këtë fushë të drejtësisë dhe gjetëm argumentet tona, të cilat fillimisht i kemi dorëzuar me shkrim, në dy momerandume, për palën e paditur dhe atë paditëse.

Më pas kemi paraqitur argumentet në mënyrë verbale para një paneli prej tre arbitrash, të cilët kanë qenë zotërues të kësaj fushe.

Këtë e kemi bërë edhe me paragarat dhe  më pas edhe në garën kryesore në Vienë në të cilën kemi arritur që të marrim vendin e tretë.

Kemi hyrë në diskutime të thella me arbitrat të cilët i kemi pasur në paneli vlerësues për çështje ligjore që janë ndarë në çështje individuale që këtë vit ka qenë shtimi i një padije të re.

Arbitrazhi është një fushë shumë pak e njohur në hapësirën shqiptare dhe kur na u prezantua në fillim ne nuk e kemi ditur as çfarë është se si funksionon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Por nisëm të lexojmë libra të ndryshëm nga autorë me emër shumë të madh në botë përsa i përket arbitrazhit dhe të drejtës komerciale dhe kemi parë se më të vërtetë është një fushë mjaft interesante dhe zhvillohet çdo ditë e më shumë’, thanë studentët e Prishtinës në lidhje të drejtpërdrejtë me SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco