VIDEO/ Dita e autizmit, Dr. Ariel Çomo: Shfaqja e kësaj simptome nuk ka lidhje me vaksinat

21:16, 02/04/2024
A+ Aa A-

Në ditën botërore të autizmit, 2 prilli, ishte i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, për të diskutuar në lidhje me këtë simptomë Prof. Dr. Ariel Çomo. Shef i Departamentit të Neuroshkencës, Universiteti i Mjekësisë, njëkohësisht Shef i Shërbimit të Psikiatrisë,
QSUT, Dr. Ariel Çomo.

I pyetur nga moderatori në lidhje me shqetësimet e përhershme të prindërve, për shfaqjen e autizmit dhe ndikimi i tyre nga vaksinat, doktor Çomo është shprehur se të gjitha studimet kanë treguar se nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.

‘Diskutimet mbi vaksinat, janë e do të jenë dhe do të vazhdojnë të jenë.

Nuk ka asnjë lidhje mes vaksinave dhe shfaqjes së autizmit.

Studimet kanë verifikuar këtë që ka qenë një shqetësim jo i vogël prindërish dhe në popullatë. Nëse është shqetësim në popullatë, bëhet shqetësim edhe për politikbërjet.

Shtëpia e Bardhë ka komisionuar vetë në ato lloj studimesh që ka apo ka ndonjë lidhje vaksina me autizmin. Por këto të dyja nuk kanë lidhje.

Diçka ndodh në organizmin e një fëmije që nuk e lejon procesin fëmijë të kryejë procesin normal të rritjes, siç ndodh tek fëmijët e tjerë.

Tek fëmijët e vegjël do të thotë që komunikimi i tij nëpërmjet syve, të ndjekë të qeshurën e nënës apo të ndjekë ambientin, nuk është i ngjashëm me atë të bashkëmoshatarëve të vet.

Kjo lidhje e syve me atë që ndodh në ambient ka një kuptim mbrapa saj. Cili është kuptimi? Nuk është tek diferencat që mund të kenë qelizat në fëmijë të ndryshëm, por tek lidhja që ata krijojnë me njëra tjetrën.

Brenda kësaj, njerëzimi nuk është në gjendje sot të thotë me ekzaktësi ekstreme se çfarë po ndodh atje. Por që po ndodh diçka, kjo është e ditur.

Shkaku pastaj tek një numër i madh faktorësh, që nisin nga gjërat gjenetike, por edhe tek gjërat ambientale, tek toksicitetet, gjërat që hamë, ushqimet dhe të gjitha janë ato që përbëjnë në fund fare, diferencën mes një palë qelizash që punojnë në një mënyrë të caktuar dhe një palë qelizash të tjera’, u shpreh ndër të tjera në SYRI TV, Dr. Ariel Çomo.

EMISIONI I PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco