Berisha: Skapistë të Ramës, a keni marrë në atë hotel ndonjë dhomë a ndonjë gjysmë kati që silleni në këtë mënyrë?

20:46, 02/04/2024
A+ Aa A-

“T’ju pyes njëherë një gjë o zotërinj që u ka ngelë Skapi në gojë: këta drejtorë a nuk janë një grup i organizuar kriminal? A nuk janë një organizatë e organizuar kriminale? A nuk kaluan paratë e drejtorive tuaj tek sipërmarrja 5 D? Janë apo nuk janë ju që thoni Skapi bëri punë”, u shpreh lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar në mbështetje të tij.

Duke u ndalur në skandalin tashmë të njohur si ‘5D’ ku drejtorët e Erion Veliajt kishin krijuar një kompani, duke përfituar rreth 30 mln euro nga fondet publike përmes tenderave, Berisha i ka drejtuar një pyetje  skapistëve të Edi Ramës: Po ju a keni marrë në atë hotel ndonjë dhomë a ndonjë gjysmë kati që silleni në këtë mënyrë?

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Së fundmi miqtë e mi, dy fjalë për ata të cilët më falni, po nuk dua t’i fyej, por bëjnë gjithë ditën Skap, Skap, Skap, e kuptoni vetë ju.

T’ju pyes njëherë një gjë o zotërinj që u ka ngelë Skapi në gojë: këta drejtorë a nuk janë një grup i organizuar kriminal? A nuk janë një organizatë e organizuar kriminale? A nuk kaluan paratë e drejtorive tuaj tek sipërmarrja 5 D? Janë apo nuk janë ju që thoni Skapi bëri punë.

Skapi nuk bëri punë, por bëri poshtërsi. Se Skapi duhet t’i akuzonte ata për grup të strukturuar kriminal.

Po a e dini pse nuk i akuzon dot? Se do thonë ata që hoteli është i Lal Vjedhësit, nuk është i imi.

E dini se ç’do thonë se atë statusin e investitorit strategjik e pagoi Lal Vjedhësi me dy-tre kate te Edi Rama.

Tani t’i pyesim pak skapistët e Edi Ramës: Po ju a keni marrë në atë hotel ndonjë dhomë a ndonjë gjysmë kati që silleni në këtë mënyrë?

Turp të keni!

Turp të keni!

Turp të keni!

Duke e mbyllur, edhe njëherë ftoj shqiptarët ditën e premte tek bashkia.

Çlirimi i saj nga hajdutët, llumi, fundërrinat, rikthimi i bashkisë te qytetarët.

Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos i prit aty qytetarët.

Fitore, fitore, fitore!

Rroftë protesta, rroftë mosbindja civile.

Rroftë fitorja!

Të premten në ora 11:00, të gjithë të mbështesim aleancën për dinjitetin, aleancën për qytetin, për teatrin, kundër vjedhjes

Aleancën e fitores!

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco