VIDEO/ Sami Neza: Erion Veliaj nuk mund të justifikohet, duhet të largohet nga Bashkia

19:44, 02/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Sami Neza i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me kompaninë ‘5D’ të pesë drejtorëve të bashkisë së Tiranës që kanë vjedhur paratë e qytetarëve që të investojnë dhe fitojnë për vete.

Sipas Nezës, në këtë rast Veliaj nuk mund të justifikohet si një rast i vetëm, por ai duhet të largohet.

‘Është historia e Saimir Tahirit për ta kuptuar se si mund të shkojë procesi ndaj Erion Veliajt.

Asnjë drejtor nuk mund të bënte atë gjë që kanë bërë në bashkinë e Tiranës, nëse nuk do të kishin konsensusin e shefit të tyre, si dhe pak ato strukturave të kontrollit që ka bashkia.

Bashkia ka audit, këshillin bashkiak, ka komisionet e prokurimeve që të sigurojnë çështje të konkurrencës normale, si dhe çështjet e konfliktit të interesit.

Personat e përfshirë janë drejtorë shumë të rëndësishëm të Tiranës dhe bëjnë deklarimin e bizneseve dhe të konfliktit të interesit.

Brenda administratës civile ka aq shumë struktura të cilat nëse do të funksionon do e bënin shumë të mundur, kapjen e një rasti, para se ky rast të kapte të gjithë administratën e bashkisë.

Duhet të zhvishesh nga çdo lloj paragjykimi dhe historie dhe të thuash se Erion Veliaj nuk ka ditur gjë. Nuk mund të thuash se ata hëngrën fiq pas shpinës time dhe nuk pashë gjë, por janë maune që kanë shkuar diku.

Mund të mos mbash përgjegjësi për një rast, por në momentin kur e gjithë kjo që ke ti pas shpine ka një strukturë e cila funksionon për të vjedhur shtetin dhe buxhetin e shtetit, për të bërë pasuri duke shkelur të gjitha ligjet e shtetit, atëherë nuk flitet më për njerëz paskan një incidencë korrupsioni pas shpinës tënde.

Kjo është strukturë shtetërore që korrupton dhe vjedh dhe nuk ngelet asgjë për 90% të qytetarëve shqiptarë’, tha Sami Neza në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco