Burimi: Përgjigjen për ‘Vjedhjen 5D’, Rama po e jep duke ngritur komision hetimor ndaj mediave që guxuan ta zbulonin

Burimi: Përgjigjen për ‘Vjedhjen 5D’, Rama po e jep duke ngritur komision hetimor ndaj mediave që guxuan ta zbulonin

18:41, 02/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi tha se reagimi i Ramës në lidhje me skandalin në Bashkinë Tiranë të dosjes ‘Vjedhja 5D’ ishte ngritja e një komisioni hetimor ndaj mediave që e zbuluan dhe e përcollën tek publiku.

Në një lidhje me Skype për Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Burimi u shpreh se opozita në vendin tonë ka marrë rolin e SPAK.

“Rama reagoi si Putini. Rama u ngrit me ngritjen e një komisioni hetimor për Opozitën dhe për mediat që guxojnë dhe i zbulojnë këto fenomene. Prgjigja e Ramës do të jetë një komision me 13 anëtarë, krijuar nga Partia Socialiste. Ky është lajmi, për të parë si financoheni, çfarë thoni, çfarë shpifni dhe çfarë dezinformoni.

Rama po ngre një komision të trembi Bardhin, të trembi SYRI-n, të na tremb të gjithë ne e të thonë ‘shihni, këta shpifin’ – pikërisht për të bërë lojën e Rusisë. Rama tregoi dhëmbët. Ftoi nesër të gjithë gazetarët. Ja ku është Shqipëria e Edi Ramës sot. Në vend që ta dalë e të kërkojë të falur e të japë shpjegime, i përgjigjet popullit me një komision, për ti mbyllur gojën atyre që guxojnë sot katrahurën më të rëndë që ka njohur kombi shqiptar, jo në 100 vjet por që nga ekzistenca e tij.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco