Task Force/ Grigels Muçollari: ‘5D’, grup i mirëfilltë kriminal. Veliaj duhej të ishte nën arrest

18:34, 02/04/2024
A+ Aa A-

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha në emisionin “Task Force” në Syri Tv se faktet tregojnë se ishte denoncimi i Belind Këlliçit 1 vit më parë që çoi në hapjen e dosjes ‘5D’.

Muçollari tha drejtorët e Erion Veliajt kanë vepruar si një grup i mirëfilltë kriminal, rregullonin dokumentet, merrnin tenderat, paratë publike.

“Rast ekstrem abuzimi dhe vjedhjesh. i gjithë fondi për prokurorimet publike merrej nga një kompani që ishte e 5 drejtorëve të Bashkisë së Tiranës”, tha Muçollari.

Ai tha se SPAK duhet të ndalojë prishjen e provave. “Veliaj është në krye të kësaj organizate mafioze, nuk mund të fshihet”, tha Muçollari.

Ai u shpreh se referuar dosjes, ajo punonjësja e kompanisë ‘5D’ ishte e shqetësuar se kontrolli tatimor kishte parë dokumente që nuk duhej t’i shihte.

“Erion Veliaj duhej të ishte i arrestuar, nën hetim, pasi ai mund të prishë provat. Si ka mundësi që këta institucione drejtësie nuk po reagojnë, sa më shpejt të reagojnë ato aq më mirë është për të mirën publike”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco