Olsi Rama në kokainën e Xibrakës/ Rama i shmanget përballjes me Bardhin

Olsi Rama në kokainën e Xibrakës/ Rama i shmanget përballjes me Bardhin

17:42, 02/04/2024
A+ Aa A-

Edi Rama, i shmanget përballjes në parlament me Kryetarin e Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. 

Ne kundërshtim me kushtetutën, Kuvendi nuk ka përfshirë në rendin e ditës kërkesën për interpelancë urgjente, mbi faktet e publikuara për përfshirjen Olsi Ramës, e vëllait të Kryeministrit, në trafikun e drogës në Xibrakë.

Gazment Bardhi ka thirrur në një interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama, duke adresuar 3 çështje:

1- A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2- A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3- Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ‘.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco